33.8 C
Skopje
Monday, August 8, 2022

“BE me JU” në rajonin planor jugperëndimor

Shkup, 17 dhjetor – Ambasadori Dejvid Gir, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe zëvendësambasadori Xhulijan Vasalo sot do të vizitojnë rajonin planor jugperëndimor.

“Ndalesa e parë do të jetë komuna e Kërçovës, me vizitë të kryetarit Fatmir Dehari dhe ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe në spitalin e Përgjithshëm, ku është siguruar skaner i tomografisë kompjuterike nga Bashkimi Evropian. Ndalesa e radhës do të jetë spitali “Shën Erazmus” në Komunën e Ohrit, ku ambasadori Gir, ministri Filipçe dhe ambasadori holandez Dirk Jan Kop do të njihen me aparatin e rezonancës magnetike (MRI) të blerë nga Bashkimi Evropian. Ambasadori Gir së bashku me kryetarin Kirill Pecakov pasdite do të vizitojnë ambientet e ish-kazermës së Armatë, ku do të jetë qendra për inovacionet të mençura, e mbështetur nga BE-ja”, njofton Delegacioni i BE-së.

Siç theksojnë ata, vizita “BE me JU” në rajonin planor jugperëndimor përfshin takimet e para të ambasadorit Gir me kryetarët e sapozgjedhur të Kërçovës dhe Ohrit, Fatmir Dehari dhe Kirill Pecakov, si dhe vizita në projekte të financuara nga BE-ja në të dyja komunat.

“BE i dërgoi Maqedonisë së Veriut pajisje mjekësore në vlerë prej 3,7 milionë euro për t’u përballur me kërcënimet shëndetësore, ndërsa skaneri për tomografi kompjuterike në Kërçovë dhe rezonanca magnetike (MRI) në Ohër do të përfitojnë i gjithë rajoni planor jugperëndimor. Ambasadori Gir, ministri Filipçe dhe ambasadori Kop do të japin deklarata për media lidhur me këtë pajisje mjekësore të financuar nga BE-ja”, bëjnë të ditur delegacioni evropian në vendin tonë.

Gir dhe Vasalo ë mënyrë shtesë do të njihen edhe me Qendrën e ardhshme për inovacione të mençura, për të cilën Komunës së Ohrit sapo i është ndarë granti prej 0,6 milionë euro në kuadër të programit “BE për Komunat”. Qendra e ardhshme do të vendoset në një nga gjashtë ndërtesat me arkitekturë industriale në periferi të Ohrit (dikur një kazermë armate) – zonë që po rigjenerohet për të nxitur ekonominë lokale duke tërhequr vizitorë, biznese novatore dhe rini. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img