14.8 C
Skopje
Tuesday, September 27, 2022

BE-ja e vendosë Maqedoninë në listën e zezë për gjyqësi jo kooperative

Shkup, 8 tetor – Në dokumentin e saj në fushën e qeverisjes të së drejtës, transparencës dhe tatimeve, BE-ja e ka vendosur Maqedoninë në listën e zezë të vendeve me gjyqësi jokooperative në pjesën e politikave tatimore, lajmëron Blumberg, informon Zhurnal.

Vendet tjera të cilat janë së bashku me Maqedoninë në listën e zezë janë Hong Kongu, Katari, Uruguaji, Malajzia dhe Kosta Rika.

Dy herë në vit Këshilli i BE-së e rinovon këtë listë të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së, ndërsa kriteret bazë janë niveli i transparencës tatimore, evazioni fiskal dhe transferet e dyshimta të përfitimeve.

Këshill i Unionit Evropian më 5 tetor ka azhuruar listën e BE-së të juridiksioneve jo kooperative. Përparim kanë shënuar shtetet e Australisë, Maldivet dhe Esvatini.//Zhurnal.mk

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img