6.8 C
Skopje
Thursday, December 7, 2023

BDI: Ngadhnjeu fryma euro-atlantike e vendit dhe vullneti i qytetarëve

Shkup, 12 nëntor – Me dështimin e iniciativës regresive për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u dëshmua edhe njëherë se forcat anti-NATO, anti-BE, anti miqësisë me Uashingtonin dhe Brukselin, nuk mund të ngadhnjejnë ndaj rrugëtimit euro-atlantik të vendit, nënvizon Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me mosvotimin e mocionit të votëbesimit Qeverisë.

“Mbrëmë u vërtetua edhe njëherë orientimi i sovranit dhe Qeverisë drejt rrugës në familjen e madhe europiane, lirisë, barazisë, reformave, marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore. Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se pas ngjarjeve të ditës së djeshme kanë ngadhnjyer qytetarët dhe kanë triumfuar forcat progresive euro-atlantike, miqësia me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në kumtesën e BDI-së për media.

Bashkimi Demokratik për Integrim,shtohet më tej, e vlerëson lartë qëndrimin e të gjithë deputetëve si përfaqësues legjitim të zgjedhur nga sovrani, kryetarët e partive politike të cilët bëjnë pjesë në koalicionin pro-evropian dhe qëndruan stoik.

Lajmet e rrema, potencojnë që atje, të shpërndara nga Aleatët e Levicës, Taravari dhe Sela, Kasami dhe Hoxha, dështuan tërësisht.

“Ata nuk e kanë mandatin nga populli dhe duhet të kërkojnë falje për gjithë stresin që i kanë shkaktuar qytetarëve dje”, thuhet në kumtesë.

Bashkimi Demokratik për Integrim, siguron qytetarët se do të qëndrojë fuqishëm në kursin euroatlantik dhe do të vazhdojë të punojë në drejtim të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian duke mbrojtur me çdo kusht
fatin e qytetarëve e duke punuar për një jetë më të mirë për të gjithë.

Marketing
Related news