Gostivar, 20 shtator – I ndodhur para aktit të kryer, orvatja e fundit e Kryetarit në ikje ishte nxitja e procedurës farsë për kinse “zgjedhjen e oferteuesve për ndarjen e koncesionit për ndërtim e tre garazhet në kate”, për të mbuluar edhe një dështim të mandatit katërvjeçar, reaguan nga BDI- Gostivar
“E premtoi para katër viteve se do të ndërtonte garazhe në kate, tani që po i numërohet ditët e fundit në krye të komunës tenton që mashtrimit katërvjeçar t’i jep jetë edhe disa javë para se popullata e Gostivarit t’i jep dënimin e meritur me votën e tyre të lirë”, vijon reagimi.
“Do të ishite një ëndërr e bukur e tij, po që se popullata do ta besonte këtë gënjeshtër të radhës, por fatmirërisht popullata është vigjilente dhe e ka kuptuar fund e krye veprimin politik të Taravarit: Vajto, mashtro dhe qeverisë. Është data 17 Tetor ku mashtrimet e Taravarit do të demaskohen nga qytetarët e Gostivarit duke e ndëshkruar me votën e tyre të lirë, përfundon reagimi nga BDI, dega në Gostivar.