19.8 C
Skopje
Saturday, July 13, 2024

Bastisje në rrethinën e Kërçovës, gjenden pushkë dhe municion

Shkup, 17 gusht – Nëpunës policorë tëNJPB Kërçovë dje në orën 16:00 e kanë privuar nga liria Q.G. (57) nga fshati Osoj-Kërçovë. 

Siç njofton MPB-ja, gjatë bastisjes së shtëpisë së tij në fshatin Osoj, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar një karabin gjuetie “CZ”, një pushkë gjuetie, 67 plumba kalibër i ndryshëm, mjet për punimin e patronëve për gjueti, dy kuti me topa metalik, një qese me tapa letre dhe dy qese me materie të grimcuar. 

Personi është në mbajtje në stacion policor kurse për rastin është informuar Prokurori Publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. 

Marketing
Related news