0.8 C
Skopje
Thursday, December 9, 2021

Barnatoret rrisin fitimet në kohë pandemie

Shkup, 11 tetor – 131 milionë të hyra të përgjithshme dhe 2,1 milionë euro fitim kanë regjistruar barnatoret në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2020. Të gjitha barnatoret kanë regjistruar rritje të të hyrave dhe rritje të fitimit në krahasim me vitin paraprak 2019.

Sipas një hulumtimi të biznes platformës “Rrjeti i biznesit”, më shumë të hyra ka regjistruar zinxhiri i barnatoreve Zegin, e ndjekur nga Eurofarm, “Barnatorja Ime” dhe të tjerat. Zegin ka edhe rritjen më të madhe të fitimit, me 1600% në krahasim me vitin paraprak, ndërsa barnatorja Viola ka regjistruar rritje të fitimit për 1400%.

Maqedonia e Veriut, si edhe vendet tjera gjatë vitit 2020 luftonte me pandeminë Covid19. Një pjesë e madhe e meritës për rritjen e të hyrave dhe fitimeve të barnatoreve i përshkruhen pikërisht pandemisë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img