10.8 C
Skopje
Saturday, November 27, 2021

Barcelona kthehet te fitorja, triumfon ndaj Levantes

Barcelona ka arkëtuar pikë të plota në përballjen ndaj Levantes në Camp Nou (3-0), në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në La Liga.

Rezultati u zhbllokua pas gjashtë minutash lojë, kur Memphis Depay shënoi nga penalltia.

Nuk zgjati shumë dhe erdhi goli i dytë përmes Luuk de Jong (14’) duke i dërguar katalunasit në pushim me avantazh komod.

(Foto: Facebook/Barcelona FC)

Ansu Fati u rikthye te Blaugranët duke u inkuadrua në fushë në minutën e 81-të dhe pas dhjetë minutash lojë e gjeti golin me një solo aksion (90’+1).

Barcelona i ka zhvilluar gjashtë ndeshje deri më tani dhe ka arritur tri fitore dhe tri barazime, ashtu që qëndron ën kuotën e 12 pikëve, pesë më pak se lideri Real Madrid (që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar).

(Foto: Twitter/ElDermasque)

Për Levanten kjo ishte humbja e tretë në këtë fillimsezoni, ndërsa ka regjistruar edhe katër barazime.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img