0.8 C
Skopje
Wednesday, January 19, 2022

Banori i Reçicës ua hapi dyert protestuesve për të shkuar te selia e BDI-së (VIDEO)

Tetovë, 17 shtator – Banorët e Reçicës së vogël janë solidarizuar me protestën e sotme në Tetovë, raporton gazetari ynë nga Tetova. Edhe pas thyerjes së mbrojtëses së vendosur nga policia, në rrugë kryesore për në selinë e BDI-së, protestuesit nuk arritën të arrijnë në seli dhe u larguan. Më pas u përpoqën në rrugë dytësore, përsëri u bllokuan nga policët edhe pse një qytetar, pronar i shtëpisë ua hapi dyert protestuesve.

Një prej protestuesve, me plis në kokë, gjatë bllokimit të parë, nag ana e policisë, u shpreh se:

“BDI mendon se e ka përkrahjen e shqiptarëve, por nuk e ka”

Përveç organizatorëve, një ndër udhëheqësit e protestës, është edhe Ibin Emshiu, që i humbi gjatë zjarrit, dy familjarë, vëllaun dhe babain.

Atij gjatë protestës, për një çast i ka humbur djali që e kishte marë në protestë.

“A keni Zot, lirroni rrugën, sun e gjej djalin, nëse i ndodh diçka përgjegjësinë e ka Amiri, shefi i policisë.

Rruga është publike, nuk është e juaja”, ka deklaruar Emshiu.

Ndërkohë mediat kanë raportuar për së paku një të arrestuar gjatë protestës. Ai është drejtuar kah selia e BDI-së përmes një rruge dytësore.

Paraprakisht familjarët e revoltuar mbajtën një fjalim te komuna dhe më pas gjuajtën me vezë këtë objekt.

https://www.facebook.com/24vesti.mk/videos/600941940914344/
Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img