29.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

“Ballkani i Hapur”: Krijimi i një Këshilli Zbatues për të koordinuar atë që është rënë dakord deri më tani

Shkup, 4 nëntor – Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia në takimin e sotëm në Beograd në “Ballkani i Hapur”, të prezantuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq, kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov, porositën se “Ballkani i Hapur” është nismë e jashtëzakonshme dhe dakorduan formim të një Këshilli Zbatues për të koordinuar atë që është rënë dakord deri më tani, atje ku është fshehur për funksionimin e rrjedhës së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Në takim është biseduar edhe për lidhshmërinë softuerike në transformimin digjital me mbështetje të Këshillit Atlantik, fokusi është vendosur tek njerëzit, ndërsa është konstatuar edhe se baza për integrim është ndërtimi i solidaritetit dhe zhvillimi i ekonomisë, dhe është paralajmëruar se në mbledhjen e ardhshme në dhjetor në Tiranë të nënshkruhet memorandum për lejet e punës.

“Vërtetuam se të gjithë njerëzit nga bashkësitë tona afariste 100 për qind janë me këtë projekt, por fakt është se nuk mund ta zbatojmë atë që e dakorduam”, deklaroi Vuçiq në konferencën për shtyp dhe shtoi se është dakorduar të formohet një Këshill i Zbatimit, të mbahen mbledhje me institucionet dhe inspekcionet, që të analizohet si shkon rrjedha e mallrave.

Zëvendëskryeministri i Maqedoniasë së Veriut, Nikolla Dimitrov, porositi se bashkëpunimi rajonal është i mençur, i drejtë dhe zgjedhje evropiane.

“Vlerën që Qeveria e Maqedonisë së Veriut ia jep baashkëpunimit rajonal është fakti që unë jam këtu. Kemi një situatë komplekse të skenës politike, por kjo nismë është e rëndësishme dhe nuk mund të lejojmë të mungojmë”, deklaroi Dimitrov.

Sipas tij, kjo nismë është një hap drejt arritjes së vizionit evropian të Ballkanit pa kufij, “solidariteti është bazë për integrimin e ardhshëm, që do të thotë se duhet të kujdesemi njëri për tjetrin ashtu siç kujdesemi për veten”.

Ai theksoi se Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Botërore parashikuan se BPV-ja e çdo vendi do të rritet për 10 për qind në krahasim me periudhën prej para pandemisë dhe shënuan se përfitim i madh do të ishte mënjanimi i barrierave tregtare.

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se projekti “Ballkani i Hapur” nuk mund të bëhet peng i asnjë vendi dhe se është destinuar për të gjithë në Ballkan.

“U përsëritëm të gjithëve të cilët sillen sikur nuk na kuptojnë, na kuptojnë, madje edhe nuk duan të kuptojnë se “Ballkani i Hapur” është i hapur, ai është gjithëpërfshirës dhe u përket të gjtihëve, nuk i takon vetëm Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, por as Shqipëria, as Serbia, as Maqedonia e Veriut të cilat vendosën të përparojnë”, nuk do t’i presin gjithë të tjerët”, tha Rama.

Ai shtoi se atë që e ka dëgjuar si arsye kundër kësaj nisme në BeH, Mal të Zi, madje edhe në Kosovë, nuk e konsideron si arsye

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img