8.8 C
Skopje
Wednesday, September 28, 2022

Bajden: Zgjerimi i BE-ës të vazhdojë dhe ta përfshijë edhe Maqedoninë e Veriut

Shkup, 5 tetor – Presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Xhozef Bajden dje ka folur në telefon me kryetaren e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen dhe theksoi se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë me vendet nga Ballkani Perëndimor dhe ta përfshijë Maqedoninë e Veriut, kumtoi sot në profilin e tij në Tuiter ambasadorja amerikane, Kejt Mari Bërnz.

“Bajden ia bëri me dije Fon der Lajenit se zgjerimi duhet të vazhdojë me vendet nga Ballkani Perëndimor, duke e përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, duke e nënvizuar rëndësinë e saj për stabilitetin, zhvillimin dhe prosperitetin rajonal”, qëndron në profilin e ambasadores Bërnz në Tuiter.

Në kumtesën nga Shtëpia e bardhë për bisedën ceket se presidenti Bajden, dje në bisedë me kryetaren e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen  e konfirmoi mbështetjen e tij për Bashkimin Evropian, si partner kyç për Shtetet e Bashkuara, dhe përkushtimin e tij të vazhdojë me zbatimin e rezultateve nga samiti i qershorit SHBA-BE. Mes tjerash ceket se “liderët biseduan edhe për Ballkanin perëndimor dhe presidenti Bajden përçoi mbështetje të fuqishme për vazhdimin e procesit të inkuadrimit me vendet nga ky rajon”.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img