5.8 C
Skopje
Saturday, December 4, 2021

Bad Bunny është fituesi i madh i “ Billboard Latin Music Awards”, rrëmben 10-të trofe

Bad Bunny ka kryesuar në ndarjen e “Billboard Latin Music Awards”, duke fituar çmimin kryesor artistit të vitit dhe 10 trofe.

Ndër çmimet e marra të enjten (23 shtator) nga superylli i muzikës urbane ishin “Kënga Hot Latine e Vitit” për “Dakiti” dhe albumi i vitit për “YHLQMDLG”, shkruan AP News.

“Faleminderit gjithmonë të gjithë publikut për të gjithë mbështetjen, për mbështetjen e muzikës që bëjmë, faleminderit të gjithë atyre që punuan në këtë himn. Faleminderit që jeni gjithmonë atje për ne. Ju jeni ata që na jepni këtë çmim”, tha Bad Bunny pasi mori çmimin. “Kënga më e mirë latine”.

Foto: AP

Çmimet u ndanë në një ceremoni në Qendrën Watsco në Coral Gables, Florida, ku morën pjesë edhe yjet latine Marc Anthony dhe Camila Cabello.

Black Eyed Peas fitoi çmimin “Këngën pop më e mirë latine e vitit” për “Mamacita”, ndërsa Karol G, Maluma dhe The Weeknd fituan nga dy çmime secili.

Foto: AP

Shumë emra të njohur performuan në natën e madhe të muzikës latine si: Rosalia, Juanes, Daddy Yankee, Karol G dhe Mana.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img