23.8 C
Skopje
Saturday, July 13, 2024

Avokati i Popullit për Kodin Civil: Të papranueshme deklarimet publike

Avokati i Popullit, Naim Qelaj konsideron se është shqetësues diskursi publik lidhur me Kodin Civil.

Sipas tij, deklaratat publike përmbajnë gjuhë të urrejtjes, janë të papranueshme dhe krijojnë polarizim të skajshëm. Kështu deklaron ai për KosovaPress, ku flet edhe për Ligjin për Zgjedhje dhe bojkotin e serbëve në veri të vendit për procesin e regjistrimit të popullsisë.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj konsideron se është shqetësues diskursi publik lidhur me Kodin Civil. Sipas tij, deklaratat publike përmbajnë gjuhë të urrejtjes, janë të papranueshme dhe krijojnë polarizim të skajshëm. Kështu deklaron ai për KosovaPress, ku flet edhe për Ligjin për Zgjedhje dhe bojkotin e serbëve në veri të vendit për procesin e regjistrimit të popullsisë.

Qelaj thotë se bojkoti i serbëve në regjistrimin e popullsisë është gabim.

“Bojkoti që sa duket po ndodhë edhe pse nuk dua ta quaj të tillë, mos përfshirja e komunitetit serb në regjistrim, konsideroj që është një dëm i madh që i bëhet vet këtij komuniteti. Është një e drejtë e pa sanksionuar në legjislacionin tonë dhe si e tillë mund të shfrytëzohet apo mund të mos shfrytëzohet nga qytetarët. Por, që e konsideroj gabim sepse mosregjistrimi i qytetarëve të komunitetit serb do të sjell pasoja për vet ata dhe unë besoj që kjo është një qasje e gabuar në raport me interesin dhe me të drejtat që i kanë vet qytetarët e këtij gabimi”, deklaron ai.

Qelaj flet edhe për Kodin Civil dhe pamundësinë që të sillet në kuvendit për miratim. Sipas tij, formulimi aktual në Kodin Civil për zgjidhjen juridike të procedurave për martesë të personave të gjinisë së njëjtë, nuk është i formuluar në përputhje me Kushtetutën.

“Kodi Civil dhe formulimi aktual i zgjidhjes së problemit të martesave ose zgjidhjes juridike të procedurave të martesave të personave me seks dhe gjini të njëjtë, nuk është i formuluar në përputhje me Kushtetutën. Për arsye se ky ligj, ky Kod Civil e rregullon njëjtë si Kushtetuta. Kushtetuta thotë duhet të rregullohet me ligj.

Kodi Civil thotë duhet të rregullohet me ligj. Pra, e len të pazgjidhur dhe jo në përputhje me qëndrimet dhe kërkesat që i ka Kushtetuta. Ne nuk kemi nevojë për të hartuar ligje dhe për të përshkruar Kushtetutën, por kemi nevojë me hartuar ligje që në përputhje me parimet me vlerat kushtetuese, Kushtetutën e bën të zbatueshme në praktikë”, tha ai.

Ai e konsideron të papranueshme gjuhën e përdorur, ku thotë se krijon polarizim te skajshëm.

“Unë problematikën që lidhet me Kodin Civil, sidomos me rregullimin e procedurave të martesave të personave me seks apo gjini të njëjtë, konsideroj si jashtëzakonisht shqetësuese dy aspekte. E para, diskursi i komunikimit dhe deklaratave publike që shpesh herë përmban gjuhë të urrejtjes, të papranueshme dhe gjuhë që krijon polarizim të skajshëm deri tek situata që mund të eskalojë edhe në situata të tilla që të pësojnë qytetarët që vijnë ose i përkasin LGBTI.

Kjo gjuhë duhet të transformohet në gjuhë të argumentuar duke shprehur bindjet që ka secili qytetar që shfrytëzon të drejtën e lirisë së shprehjes, por pa cenuar jetën e të tjerëve që kanë të drejtë të kërkojnë edhe këtëdrejtë dhe të insistojnë në njohjen e të drejtave që i gëzon secili qytetar në Kosovë”, deklaron ai.

Sa i përket Ligjit për Zgjedhje, të cilin e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, Avokati i Popullit nuk i është përgjigjur deklarimeve të pushtetit aktual. Ai thotë se pas miratimit në Kuvendin e Kosovës, kanë kuptuar se si i tillë ka kaluar në procedura të shpejtuara dhe pa diskutim publik.

“E mira e punës së Avokatit të Popullit është që kritikave nuk iu përgjigjet me kritika, nuk u jep as përgjigje ngase në punën tonë, ne jemi të pavarur edhe kjo pavarësi është e garantuar me mekanizma që i japin një peshë të veçantë institucionit të Avokatit të Popullit. Dhe mendoj që është një vlerë e jashtëzakonshme në shoqërinë tonë dhe në sistemin tonë kushtetues. Në çdo rast ku unë konstatoj që ka shkelje të të drejtave të njeriut, reagoj dhe këtë dua ta bind çdo qytetarë, secilën palë që kjo ndodhë gjithmonë në institucion, pavarësisht as faktit që i bie mirë dikujt apo jo”, u shpreh ai.

Qelaj thotë se të vetmen zgjidhje ka pasur kërkim të interpretimit nga Kushtetuesja.

“Kemi vërejtur që ka disa mangësi, por kryesorja për neve ka qenë mos marrja e masave për t’i ndryshuar përfshirjen e grave në listat zgjedhore tek subjektet politike, për çka Avokati i Popullit qysh në vitin 2019, ka pasur një padi në gjykatë.

Ish-Avokati i Popullit ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, një padi me të cilën ka kërkuar që kuotat në listat e partive politike të jetë 50/50, ashtu siç e kërkon Ligji për Barazi Gjinore, si normë afirmative për të arritur një barazi dhe mos diskriminim të grave…Unë pres nga Gjykata Kushtetuese për të marrë një vendim për këtë çështje, nuk jam i prirur për të komentuar as për t’i para komentuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese por jam i prirur për t’i besuar Gjykatës Kushtetuese”, shton ai. /KP/

Marketing
Related news