0.8 C
Skopje
Thursday, December 9, 2021

Ava Max paralajmëron projektin të ri: Brenda pak javësh do të ndajë me ju diçka shumë speciale

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, po vazhdon të shënojë suksese në industrinë e muzikës ndërkombëtare.

Pas angazhimeve me koncerte, 27-vjeçarja tashmë ka nis punën për projekte të reja, e një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes disa imazheve së ka sjell në llogarinë e saj në Instagram.

Në fotografitë në të cilat dukej e veshur me shumë stil, në kostum ngjyrë rozë, dhe çizme të gjata me ngjyrë të zeza dhe taka të larta, Ava mahniti dhe një herë me paraqitjen.

https://www.instagram.com/p/CU5pPx_hc8J/?utm_source=ig_web_copy_link

“Brenda pak javësh do të ndaj diçka shumë speciale me ju, a jeni gati?”, ka shkruar këngëtarja e njohur duke njoftuar fansat se mund të presin diçka të re nga ajo.

Armanda Koci ( emri i vërtetë) ditë më parë mbajti koncertin e fundit të turneut në Los Angeles bashkë me grupin Maroon 5 dhe Blackbear.

Së fundmi, Ava Max ka publikuar bashkëpunimin me Jonas Blue, R3HAB dhe Kylie Cantrall, ndërsa ajo po vazhdon të shijojë suksesin e albumit “Heaven & Hell” që u publikua në vitin 2020.

https://www.instagram.com/p/CUoAwQBlDVw/?utm_source=ig_web_copy_link
Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img