0.8 C
Skopje
Wednesday, January 19, 2022

Atmosferë e mirë te Kosova para sfidës ndaj Danimarkës

Basketbollistët e Kosovës të shtunën kanë stërvitur në Prishtinë, para sfidës ndaj Danimarkës.

Dardanët hyjnë në këtë ndeshje pas humbjes nga Norvegjia me rezultat 86:77. Sfida ndaj danezëve është shumë e rëndësishme dhe basketbollistët kanë stërvitur maksimalisht për një rezultat pozitiv.

12-shja ndaj Danimarkës do të jetë e njëjta, si ndaj Norvegjisë. Atmosfera në ekipin e Kosovës ishte shumë e mirë dhe lojtarët janë shprehur të gatshëm për të dhënë më të mirën e tyre.

Ndeshja Kosovë-Danimarkë do të zhvillohet të dielën nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Takimi është i vlefshëm për kualifikueset e FIBA Eurobasket 2025.

Për shkak të masave anti Covid do të lejohen vetëm 10 për qind e tifozëve, të cilët duhet të kenë certifikatën e vaksinimit.

Biletat do të dalin në shitje të dielën nga ora 16:00 para ‘New Bornit.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img