15.8 C
Skopje
Wednesday, October 5, 2022

ASH-AAA hapin shtabin në Shuto Orizarë, “BDI-në e ka kapur tmerri, shqiptarët duan ndryshim”

Shkup, 1 tetor – Koalicioni Aleanca dhe Alternativa hapën shtabin zgjedhor në Shuto Orizarë. Të pranishëm ishin të dy liderët e partive, Sela dhe Gashi, të cilët shpalosën programin e koalicionit.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela mes tjerash, tha se BDI-në e ka kapur tmerri, sepse siç shtoi, shqiptarët duan ndryshim, e ndryshim duan edhe simpatizantët e BDI-së, tha Sela. Koalicioni Aleanca sonte po qëndrojnë në Kërçovë.

“BDI-në e ka kap tmerri dhe janë nervoz sepse gjithandej e shohin nevojën për ndryshim tek sytë e të gjithë shqiptarëve edhe ata që deri dje kanë votuar BDI-në . ASH-ja dhe AAA është një shtëpi e madhe e cila i pranon të gjithë shqiptarët”, tha Ziadin Sela – kryetar i ASH-së.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img