33.8 C
Skopje
Monday, August 8, 2022

Arsovski: Imunizimi i fëmijëve me vaksinat pediatrike kundër Kovid-19 vetëm në prani të prindit

Shkup, 15 dhjetor – Vaksinimi i personave të mitur do të zhvillohet me praninë e domosdoshme të prindit ose kujdestarit. Vaksina për Kovid-19 do të ketë sasi të mjaftueshme dhe nuk do të ketë prioritete sipas moshës, sëmundje kronike ose strukturë kritike, ka deklaruar në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.

“Kuptohet se është sipas asaj që e ka Komiteti për imunizim që do të ndjekë edhe më tej të gjitha rekomandimet e OBSH-së dhe do të zhvillohet nga këto rekomandime si dhe tani. Lidhur me 10 mijë dozat të kësaj vaksine pediatrike nga ‘Fajzer’ ato janë sasi iniciale që nuk do të thotë se nëse ka interes nuk do të furnizohen doza shtesë. Vaksinimi është me rëndësi që të tregohet se zhvillohet pa termin të caktuar. Pra, kusht i vetëm për vaksinim të personave të mitur është domosdoshmërish të vijnë me prind ose kujdestar dhe është me rëndësi qytetarët të dinë se edhe më këtë vendim vaksina për Kovid-19 do të ketë në sasi të mjaftueshme, se nuk ka prioritete sipas moshës, sëmundje kronike ose strukturës kritike”, ka thënë Arsovski i pyetur nëse ka rekomandim nga Komiteti për imunizim të vaksinimit të fëmijëve nga pesë deri në 12 vjeç dhe për atë se cilët kategori të fëmijëve do të përfshiheshin me procesin e imunizimit pas vendimit të Qeverisë për furnizimin e 10. 000 dozave pediatrike.

Qeveria në mbledhjen e djeshme e ka miratuar informatën për furnizimin e vaksinave kundër KOVID-19 për vitin 2022, sipas së cilës është vërtetuar nevoja e furnizimit të 500.000 dozave të mRNA (mRNK) vaksina nga prodhuesi “Fajzer” ku do të përfshihen edhe doza pediatrike në sasi prej 1 për qind të numrit të përgjithshëm të fëmijëve në vend në moshë prej 5 deri 12 vjeç, ose rreth 10.000 doza.

Konform informacionit, dozat për të rriturit duhet të fillojnë të shpërndahen nga muaji maj, ndërsa dozat pediatrike në tremujorin e parë të vitit 2022, ndërsa sasia e përgjithshme duhet të dorëzohet deri në dhjetor 2022.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img