14.3 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Arsovska u takua me kandidatët për kryetarë të Shkupit

Shkup, 9 nëntor – Një pjesë e projekteve që janë konstruktive dhe kanë qenë pjesë e programeve të të gjithë kandidatëve për kryetar të Qytetit të Shkupit, mendoj se duhet të përfshihen për realizimin e Qytetit të Shkupit për katër vitet e ardhshme, sepse secili prej kandidatëve ka kualitetet dhe njohuritë e veta që u theksuan në garën për një Shkup më të mirë, më të bukur dhe mund të kontribuojnë në vizionin e përbashkët për një qytet modern që do të ofrojë mundësi të barabarta për jetë për të gjithë qytetarët, tha kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska në takimin e sotëm me kandidatët për kryetarë të Qytetit të Shkupit në Zgjedhjet lokale 2021.

“Ky duhet të jetë një angazhim i vazhdueshëm i përbashkët për ndryshime pozitive, për të mirën e qytetit dhe të bashkëqytetarëve tanë. Formimi i trupit punues është hapi i parë drejt realizimit të këtij bashkëpunimi, i cili do të veprojë në drejtim të krijimit të propozimeve konstruktive të politikave për zhvillimin e qytetit në vitet e ardhshme”, tha Arsovska.

Në takim, siç njoftojnë nga Qyteti, është diskutuar për projektet si dhe për sfidat e spikatura prioritare me të cilat përballen qytetarët dhe për të cilat nevojiten zgjidhje të shpejta dhe efikase. Janë sjellë konkluzione se bashkërisht, në mënyrë transparente, me bashkëpunim mund të realizohen projektet e planifikuara, me qëllim që të sigurohet një jetë më e mirë për të gjithë qytetarët e Shkupit.

Arsovska shtoi se përmes këtij trupi punues të gjithë do të mund të kontribuojnë me idetë dhe propozimet e tyre për të mirën e qytetit.

“Të tregojmë transparencë,  bashkëpunim dhe të tregojmë se njerëzit mund të jenë në garë zgjedhore, e megjithatë të veprojnë në mënyrë konstruktive, duke pasur si prioritet interesin publik të qytetarëve. E vlerësoj ekspertizën e kandidatëve dhe besoj se secili prej tyre mund të kontribuojë për të sjellë ndryshime për Shkupin tonë”, tha Arsovska.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img