19.8 C
Skopje
Saturday, July 13, 2024

Arrestohet një person nga rrethina e Radovishit, ka shkaktuar zjarr në “Raklishki Çairi”

Shkup, 21 shtator – Në Stacionin Policor të Radovishit sot është zhvilluar një bisedë zyrtare me personin F.B.(70) nga Radovishi, i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarr më datë 19.09.2023 në orën 17:00 në vendin e quajtur “Raklishti Çairi”, në atarin e fshatit Raklish, Radovish, gjatë të cilit janë djegur bar i thatë, dru dhe plepa.

Sip kumtoi MPB-ja, zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Radovishit dhe nuk ka persona të lënduar. Në një bisedë zyrtare, F.B. e ka pranuar veprën penale dhe rasti i është njoftuar prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Radovish. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

Marketing
Related news