4.8 C
Skopje
Thursday, December 7, 2023

Arrestohet një banor i Bllacës, transportonte sasi të madhe produktesh pa dokumentacion

Policia mëngjesin e sotëm në orën 00:20, në vendin e quajtur “Dupki” në afërsi të kufirit shtetëror me Kosovën ka privuar nga liria I.A. (42) nga fshati Bllacë, komuna e Çuçer Sandevës. 

Siç njofton MPB-ja, ai është vërejtur se si nga automjeti i udhëtarëve “Mercedes” me targa të Shkupit ka shkarkuar kuti. Pas kontrollit të kryer u konstatua se në automjet ka një sasi të madhe produktesh të ndryshme për të cilat nuk disponon dokumentacion.

Makina dhe produktet janë sekuestruar për hetim të mëtejshëm, ndërsa personi është marrë në pyetje në stacion policor.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj tij do të ngritët kallëzim nga neni 278 i Kodit penal”, thuhet në kumtesën e MPB-së. 

Marketing
Related news