Shkup, 19 janar – Nëpunësit policorë të Njësisë për polici intervenuese dje në zonën e Aerodromit e privuan nga liria A.S. (36) nga fshati Gërçec i Shkupit.
Siç informojnë nga MPB-ja, për të është shpallur urdhër arrest me të cilin është kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg.
Personi është arrestuar në stacionin policor dhe do të dërgohet në burg për vuajtjen e dënimit.