19.8 C
Skopje
Friday, October 4, 2024

Anulohet seanca e procesit gjyqësor për rastin Pendikov

Ohër, 21 shtator – Është anuluar seanca e sotme gjyqësore nga procesi që po zhvillohet para Gjykatës Themelore në Ohër në lidhje me sulmin ndaj Hristijan Pendikov, sekretar i Klubit kulturor bullgar në Ohër. Shkak i mosmbajtjes është bërë greva e punonjësve të administratës gjyqësore, të cilët edhe sot po protestojnë para ndërtesës së gjykatës.

Ndryshe, në sallën e gjyqit ishin të pranishëm edhe i dëmtuari Pendikov dhe i akuzuari i parë në këtë rast, Ilija Spaseski.

Avokati, Stefan Kamishevski, përfaqësues i viktimës, deklaroi se organet shtetërore dhe prokuroria kanë bërë punë të mirë në gjetjen e të akuzuarit të dytë, ndaj të cilit është parashtruar edhe kallëzim penal.

Seanca e ardhshme gjyqësore për këtë lëndë, gjykatësi Bojan Martinoski e ka caktuar për më 26 tetor.

Marketing
Related news