5.8 C
Skopje
Saturday, December 4, 2021

Anketë e Agjencisë “Rejting”: 52,5 përqind e qytetarëve të Shkupit pajtohen që gjendja në qytet është përmirësuar në 4 vitet e fundit

Shkup, 26 shtator – Në kuadër të sondazheve të rregullta për nevojat e Qytetit të Shkupit, Agjencia Rejting ka realizuar anketë për mendimin e qytetarëve lidhur me punën e qeverisë së qytetit. Në kuadër të hulumtimit, është matur besueshmëria e qytetarëve ndaj pushtetit në niovel të qytetit të Shkupit, problemet ky;e me të cilat përballen qytetarët, niveli i besueshmërisë ndaj kryetarit dhe institucionit, si dhe vlereim për punën në sfera të ve;anta që janë në ingerenca të qytetit të Shkupit. Hulumtimi është realizuar përmes intervistave telefonike në mesin e 1.200 të anketuarëve në periudhën 10-15 shtator, transmeton Zhurnal.

Pyetja e parë ka të bëjë për shkallën e kënaqësisë së qytetarëve nga drejtimi në të cilin lëvizin punët në Qytetin e Shkupit. Në pyetjen”A lëvizin punët në Qytetin e Shkupit në drejtim të duhur ose të gabuar”, pjesa më e madhe e të anketuarëve, respektivisht 43,5% prej tyre kanë thënë se punët zhvillohen në drejtim të duhur, 38,2% në drejtim të gabuar, 13,5% as në drejtim të duhur as të gabuar, kurse 4,8% nuk janë përgjigjur.

Pushtetit lokal në Qytetine Shkupit i besojnë 45,7% e qytetarëve, respektivisht gati gjysma e të ankeyuarëve. Në pyetjen “A keni besim te pushteti lokal në qytetin e Shkupit?”, plotësisht ose kryesisht kanë besim 45,7% e qytetarëve, as besojnë, as nuk besojnë 17,2%, kurse kryesisht nuk besojnë ose fare nuk besojnë janë deklaruar 33,2%. 3,9% nuk kanë dhënë përgjigje konkrete ose kanë refuzuar të përgjigjen. .

SHumë të ngjashme janë edhe rezultatet lidhur me kënaqësinë nga puna e kryetarit të qytetit, Petre Shilegov. Në pyetjen “Sa jeni të kënaqur nga puna e kryetarit Petre Shilegov”, 46,3% e të anketuarëve janë përgjigjur se plotësisht ose kryesisht janë të kënaqur me punën e tij, 19,5% janë përgjigjur se as që janë, e as nuk janë të kënaqur, kurse 29,7 përqind janë përgjigjur se kryesisht ose tërësisht janë të pakënaqur. 4,5% nuk janë përgjigjur në këtë pyetje.

Si problem më të madh qytetarët e Shkupit e theksojnë planifikimin dhe rregullimin urbanistik të qytetit, respektivisht në pyetjen “Cili është problemi më i madh me të cilin përballet qyteti?“, 19,2% e kanë përmendur këtë si problem kryesor. Pasojnë mirëmbajtja e higjienës komunale me 11,3%, infrastruktura me 11,5% dhe problemi me qenët endacakë të cilin si problem kryesor e kanë përmendur 8% e të anketuarëve.

SI sukses më të madh të qytetit në katër vitet e fundit të anketuarit e vlerësojnë investimin në infrastrukturë, rikonstruimin e rrugëve dhe bulevardeve, si dhe ndërtimi i urave të reja. Përqindje e lartë prej 29,7% e qytetarëve këtë e kanë përmendur si sukses më të madh të Qytetit të Shkupit, kurse pason përmirësimi i parqeve dhe gjelbrimit 10,5%, pajisja me Eko autobusë të rinj për të cilin 9,3% aknë thënë se është projekti më i suksesshëm i qytetit. Lartë në listë janë të ranguar edhe ndërtimi i shtigjeve të reja për bicikleta, rregullimi i kejit të Vardarit, sikonstruimi i Sallës Universale dhe investimi te Kopshti Zoologjik dhe Dino Parku.

Duke pasur parasysh se përfundojnë katër vite nga amndati i qeverisjes aktuale në Qytetin e Shkupit, është matur edhe perceptimi i qytetarëve lidhur me atë nëse gjendja e përgjithshme në qytet është përmirësuar në katër vitet e fundit. Kështu, me qëndrimin : “Gjendja në Qytetin e Shkupit është përmirësuar në katër vitet e fundit “, plotësisht ose kryesisht pajtohen 52,5% e të anketuarëve, as që pajtohen, as nuk pajtohen 16,1%, kurse fare nuk pajtohen ose kryesisht nuk pajtohen janë deklaruar 27,4%. Të tjerët nuk janë përgjigjur, ose kanë thënë se nuk mund të japin vlerësim.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img