7.8 C
Skopje
Sunday, November 28, 2021

Anketa “Brima” / Aleancën për Shqiptarët 6%, BDI-në 7,2%

Shkup, 19 shtator – Barometri i Agjencisë “Brima” për qëndrimet politike të banorëve në RMV në prag të zgjedhjeve lokale në shtet është hulumtim në teren, i kryer nga data 27 gusht deri më 9 shtator dhe atë nëpër adresa. Janë përfshirë 1201 të anketuar, ndërsa rezultatet mund të kenë gabime -/+ 2,8%, transmeton zhurnal.mk.

Duke patur parasysh realitetin zgjedhor në shtet, në pyetjen e përgjithshme nëse mbahen zgjedhjet parlamentare sot, për cilën parti politike apo koalicion do të votoni, rezultatet janë këto:

Për LSDM-në do të votonin 19,5% ndërsa për VMRO-DPMNE-në 17,5%. Për BDI-në janë përcaktuar 7,2% ndërsa për Aleancën për Shqiptarët 6%. Për Lëvizjen Besa janë përcaktuar 4,7% dhe për Levicën gjithashtu 4,7%. Si e fundit me rejting radhitet PDSH-ja me vetëm 1,1%. Të gjitha partitë tjera janë nën 1%.

Gjithsesi, paqartësia ngelë duke patur parasysh se 3,7% e të anketuarve janë shprehur se nuk do të votojnë apo do ta bëjnë fletën e votimit të pavlefshme. 12,7% ende nuk janë përcaktuar për kë do të votojnë ndërsa se nuk do të votojnë fare janë shprehur 9,3% e qytetarëve. Ata që nuk e dinë nëse do të votojnë janë 3,7% ndërsa 7,3% kanë refuzuar të përgjigjen.

Në zgjedhjet e tetorit, sipas anketës, për të votuar do të dalin rreth 44,2% e tyre ndërsa 30,5 kanë deklaruar se “ndoshta” do të dalin.//Zhurnal.mk

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img