-3.2 C
Skopje
Friday, January 21, 2022

Analizë: Qeveria ka rritur pagën mesatare por ende e pamjaftueshme për koston e jetesës

Shkup, 2 shtator – Rritja e pagave është shëndrruar në një sfidë të vërtetë në nivel global, e një gjë e tillë po vështirsohet edhe më shumë nga kriza ekonomike që ka përfshirë shumë shtete si pasojë e pandemisë, por që rritja e tyre po paraqitet si domosdoshmëri për të përballuar koston e jetesës, e për t’iu përgjigjur kësaj çështje shumë shtete i kanë rritur lehtësisht pagat, e një nga to është edhe Maqedonia e Veriut, por edhe përkundës kësaj ato janë përsëri të pa mjaftueshme për ti plotësuar nevojat elementare.

Në vitet e fundit, standardi jetësor është rritur shumë në nivel global, e që në të njejtën kohë janë rritur edhe pagat, por që fatkeqësisht ato nuk kanë mundur që ta përcjellin trendin e rritjes së kostos, e që e gjithë kjo ka rënduar buxhetin e shumë familjeve, të cilat po përballen me vështirësi të shumta financiare.

Rritja e pagave është parë si një instrument i rëndësishëm për të përballuar këtë situatë, por që realizimi i saj është shumë më i vështirë se sa të thuash, pasi rritja e tyre duhet që të shkojë në përpjestim me rritjen ekonomike, pasi në qoftë se ekonomia nuk është stabile atëherë eshtë shumë e vështirë që ti rrisim pagat, shkruan Zhurnal.

Rritja e pagave në shumë raste perceptohet si një kosto shtesë apo barrë për bizneset, por jo çdo herë është kështu, pasi ajo ndikon fuqishëm në rritjen ekonomike të një vendi, uljen e varfërisë dhe në produktivitetin të punëtorëve. Në qoftë se kemi një rritje të rrogës prej 10 % atëher ajo ndikon në uljen e shkallës së varfërisë me 5%. Paga më të larta nënkupton rritje të shpenzimeve dhe konsumit, kështu që përmes saj rritet prodhimtaria dhe ndikon fuqishëm në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në këtë mënyrë ulet niveli i papunësisë në një shtet. Nëse një punëtorë ka rrogë të lartë ai është shumë i motivuar pë të punuar dhe në këtë mënyrë rritet shumë produkti i tijë, e që në këtë rast përfiton si pronari ashtu edhe vet punëtori por edhe ekonomia në përgjithësi.

Kostoja e jetesës është rritur shumë në vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut, ku shporta elementare për një familje katër anëtarëshe është mbi 33 mijë denarë, kurse rroga minimale në vendin tonë është 15000 denarë, ndërsa rroga mesatare është 28.721 denarë, pra duhen më shumë se dy rroga minimale për ti plotësuar nevojat elementare.

Qeveria në vitet e fundit ka rritur pagën mesatare, por ajo ka qenë shumë e ulët dhe është shumë larg mbulimit të shpenzimeve mujore, e kjo po shkakton efekte të shumta negative në ekonominë e qytetarëve të vendit tonë.

Krahasimi i pagës mesatare në gjashtë mujorin e parë të vitit 2020 dhe në gjashtë mujorin e parë të këtij viti sipas të dhënave të Entit Statistikor:

Subjektet EkonomikeGjysëm vjetori i I 2020Gjysëm vjetori i I 2021
Buqësi, Pyjtari, Peshkim21 800 denarë23 117 denarë
Miniera dhe Gurore37 906 denarë39 324 denarë
Industria Prodhuese22 172 denarë24 132 denarë
Ndërtimtaria25 724 denarë26 702 denarë
Transporti dhe Magazinimi24 657 denarë27 003 denarë
Arsimi27 398 denarë27 736 denarë
Komunikim dhe Informacione47 890 denarë54 141 denarë

Këto janë të dhënat e disa prej subjekteve ekonomike në vendin tonë, dhe në bazë të tyre shihet se në të gjithë sektorët kemi rritje të pagës mesatare në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2020, por të cilët vazhdojnë që të jenë më të ulta se kostoja e jetesës për një familje, në përjashtim të sektorit të Komunikimt dhe Informacionit.

Qeveria duhet që të angazhohet më fuqishëm në drejtim të rritjes së pagës mesatare për të gjithë punonjësit në vendin tonë, pasi në këtë mënyrë ajo i ndihmon familjet që të përballojnë koston e jetesës, dhe në të njejtën kohë ndikon pozitivisht në rritjen e përgjithshme të ekonomisë së shtetit.//Zhurnal.mk

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img