12.8 C
Skopje
Friday, April 19, 2024

Analizë: Pse BDI nuk po tërhiqet nga Bërvenica, a rrezikojnë shqiptarët ta humbin komunën?

Shkup, 24 shtator – Bërvenica është një nga komunat ku gara elektorale ka marrë edhe ngjyrime entike, pasi kjo komunë udhëhiqet nga shqiptarët, por që konkurimi me 3 kandidatë të kësaj etnie po rrezikon që kjo komunë të kalojë nën drejtimin e partive maqedonase, e që e gjithë kjo po ndodhë si pasojë e liderëvë partiak të cilët po vlersojnë më shumë interesat partiake se sa ato kombëtare.

Maqedonia e Veriut si një shtet multietnik çdo proces zgjedhor, pos garës elektorale është e ngarkuar edhe me ngjyrime etnike, kjo ndodh pasi që në disa komuna dallimi mes dy entive më të mëdha në vend pra maqedonasëve dhe shqiptarëve është shumë i ngushtë, e kjo gjë e bën më të ndërikuar dhe më të ndjeshme situatën në to, shkruan Zhurnal.

Një nga këto komuna është Bërvencia e cila shtrihet në pjesën veri-perëndimore të Maqedonisë së Veriut, sipërfaqja e së cilës është 164.3 kilometër katrorë, dhe sipas regjistrimit të vitit 2002 kjo komunë ka gjithësej 15.855 banorë nga të cilat 9.770 apo 61. 6 % janë shqiptarë, ndërsa 5.949 ose 37.5 % janë maqedonas, ndërsaj pjesa tjetër ju takon etnive të ndryshme.

Këto shifra na tregojnë që dallimi mes dy etnive këtu është shumë i madh, por që fatkeqësisht në realitet situata është pak më ndryshe, pasi shqiptarët në dy dekadat e fundit kanë emigruar jashtë vendit, e kjo ka bërë që numri i banorëve rezident të ulet, e që e gjithë kjo po rrezikon një nga komunat ku shqiptarët janë shumicë të kalojë nën qeverisjen e maqedonaseve, e kjo më shumë për faj të politikës dhe interesave të ngushta partiake.

Në zgjedhjet e fundit lokale Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Aleanca për Shqiptarët (ASH) Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) nuk garuan me kanidat të tyre, por mbështetën atë të Evnver Pajazitit i cili garoi si kandidat i pavarur, ndërsa Lëvizja Besa konkuroi me Seljatin Jusufin, shkruanZhurnal.

Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2017:

Enver Pajaziti32.51 %
VMRO-DPMNE25.42 %
LSDM22.84 %
LËVIZJA BESA15.97 %

Në bazë të këtyre rezultateve, në raundin e dytë kaloi kandidati i pavarur Enver Pajaziti dhe kandidati i VMRO-DPMNE Stojan Todorovski.
Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të vitit 2017:

Enver Pajazit55.38 %
VMRO-DPMNE42.19 %

Në bazë të këtyre rezultateve kandidati shqiptar Enver Pajaziti fitoi Bërvenicën, kjo pasi kjo komunë ju takon shqiptarëve të cilët janë edhe shumicë.

Rreth 3 vite pas zgjedhjeve lokale u mbajtën ato parlamentare, të cilët prodhuan një rezultat i cili rrezikonte të ardhmen shqiptare të komunës së Bërvenicës, shkruanZhurnal.

Rezultatet e zgjedhje parlamentare të vitit 2020:

VMRO-DPMNE30.55 %
LSDM22.39 %
ASH-AAA19.91 %
BDI13.67 %
PDSH8.88 %

Këto rezultate obligon dhe detyron partitë shqiptare që të unifikojnë votën dhe ti lënë anash interesat e ngushta partiake apo personale, pasi në këtë mënyrë, një komunë me shumicë shqiptare rrezikon që të kaloj nën qeverisjen e njërës prej partive maqedonase.

lokale që priten të mbahen në 17 tetor të këti viti, janë një nga zgjedhjet më të pa qarta për të ardhmen e Bërvenicës, pasi në këtë komunë shqiptarët po garojnë me tre kandidatë në krahasim me dy që kanë maqedonasit. Kështu kryetari aktual Enver Pajaziti do të rikandojë për një mandat të ri katër vejçar, ASH-AAA do të garojë me Argjend Gurën, BDI me Arkin Jahijin, ndërsa Lëvizja Besa ka bërë të ditur se nuk do të ketë kandidat në këtë komunë me qëllim parandalimin e përçarjes së votës shqiptare. LSDM në këtë komunë do të garojë me Mirko Stojanovksin, ndërsa partia opoziatre maqedonase VMRO-DPMNE do të garojë me Jovica Ilieskin, shkruan Zhurnal.

Kjo barrë bie më shumë mbi Bashkimin Demokratik për Integrim, pasi lideri i saj rregullisht ka deklaruar se është kundër përçarjes së votës shqiptare dhe ka kërkuar me ngulm unifikimin e partive shqiptare pasi në këtë mënyrë sipas saj po pësojnë shqiptarët dhe jo subjektet politike. Gjithashutu nga kjo parti kanë deklaruar se në qoftë se një parti ka qoftë edhe 1 votë më shumë në komunat ku shqiptarët janë shumicë, por e rrezikojnë atë si rezultat i përçarjes së votës, atëherë asaj parti i takon që të garojë me kandidat, ndërsa subjektet tjera shqiptare kanë obligim ta mbështesin atë.

Kjo logjik duket se ka shërbyer vetëm për komunat ku shqiptarët rrezikojnë atë, por që BDI renditet si parti e parë dhe si rezultat i kësaj asaj i takon që të ketë kandidatin e saj, pasi kjo parti nuk po e bënë të njejtën edhe në Bërvenicë. Në këtë komunë BDI renditet si parti e dytë pas ASH-AAA dhe në bazë të deklaratave, BDI duhet ta mbështesë kanidatin e koalicionit fituesm por që ajo nuk po e bën këtë pasi po garon me kandidatin e saj duke përçarë votën shqiptare dhe duke rrezikuar që kjo komunë të kaloj tek partitë maqedonase.

Në ndërkohë ASH-AAA, Lëvizja Besa, PDSH kanë tërhequr kandidaturët e saj në në Kërçovë dhe Çashkë, ku kjo parti renditet si e dyta dhe qëllimi i kësaj lëvizje është unifikimi i votës shqiptare dhe ruatja e fuqisë së tyre në këto komuna, shkruan Zhurnal.

Duket se për Bashkimin Demokratik për Integrim më me rëndësi janë interesat partiake se sa ato kombëtare, e ndersa deklaratat e tyre patriotike janë vetëm për konsum politik dhe asgjë më shumë, por që fatkeqësisht nga kjo politikë do të vuajnë shqiptarët e Bërvenicës.///Zhurnal.mk

Marketing
Related news