13.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Analizë/ Me dorëheqjen e Zaevit si kryeministër bie dhe Qeveria, vendi rrezikon krizë politike

Shkup, 26 tetot – Kohët e fundit janë shtuar zërat për ndryshime në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ku pozita thotë se ajo do ta zgjerojë kabinetin, por që në të njejtën kohë kryeministri i vendeit deklaroi se në rast se partia e ti humb Shkupin atëherë ai do të jap dorheqje, ndërsa opozita thotë se ka numrat për krijimin e një shumice të re, ndërsa Kushtetuta lejon dorheqjet dhe krijimin e shumicës së ra pa pasur nevojë që të shkohet në zgjedhje të reja.

Maqedonia e Veriut shquhet për paqëndrueshmëri politike, e që ky fat vendin tonë po e përcjell për një kohë të gjatë, e duket se ajo nuk do po gjen akoma shpëtim nga këto situata, pasi e njejta po përsëritet edhe tani, ku vendi është në prag të ndyshimeve në ekzekutiv, ku me shumë gjasë do të krijohet shumicë e re parlamentare ose do të shkohet në zgjedhje të reja të parakohshmë vetëm një vit pas mbatjes së tyre, shkruan Zhurnal.

Patia qeverisëse për një kohë të gjatë ka trumpetuar se do të zgjedhor shumicën me deputet nga opozita, por që kjo gjë ende nuk ka ndodhur, edhe përkundër faktit se ajo ka vetëm 62 deputet që është një më shumë se sa numri i nevojshëm, e kjo e ka bërë atë që të jetë shumë e brishtë dhe të jetë e kërcënuar rregullisht nga rënia e saj.

Në anën tjetër edhe patia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka deklaruar rregullisht se do të krijoj një shumicë të re, pasi ajo i ka numrat për ta bërë një gjë të tillë, e që këto pretendime janë rritur sidomos pas raundit të parë të zgjedhejve lokale ku ky subjek është në ëpërsi ndaj LSDM-së që është partia më e madhe në vendin tonë dhe ajo që udhëheq me ekzekutivin.

Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut ka paraparë disa kushte në të cilën një qeveri mund të rrëzohet, e këto janë të sanksionuara në nenin 93 të saj, të cilët në mënyrë të qartë përcaktojnë se kur dhe si mund të bëhet ajo:

Dorëheqja e Kryetarit të Qeverisë, vdekja ose pamundësia e përhershme e tij që ta ushtrojë funksionin, rezulton me dorëheqjen e Qeverisë.
Qeveria, së cilës i është votuar mosbesimi, e cila ka dhënë dorëheqje ose së cilës i pushon mandati për shkak të shpërndarjes së Kuvendit, mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Këto nene na tregojnë se në mënyrë të qartë, se nëse kryetari i qeverisë apo e thënë më sakt kryeministri i vendit jep dorëheqje, atëherë bie e tërë qeveria, e kjo nënkupton se çdo gjë duhet të fillojë nga pika 0.

Në rast se një gjë e tillë do të ndodhë atëherë, partitë apo koalicionet janë në garë me kohën për të siguruar shumicën e nevojshme në kuvend në bazë të kushteve që parasheh kushtetuta dhe ligjet që është 61 deputet apo 1 më shumë se gjysma e numrit të përgjitshëm të përfaqësueve ne parlamentine vendit.

Në rast se partia apo koalicioni arrin që të ketë shumicën në paralemntë, atëherë ajo merr mandatin nga kreu i shtetit, e cila ka kohe deri në 20 ditë që programin t’ia paraqes Kuvendit, e që në bazë të saj ajo miratohet me shumicë të votave, duke i dhënë lëgjitimitetin ekzekutivit të ri, i cili do të udhëheq me vendin, shkruan Zhurnal.

A mundet të rrëzohet qeveria edhe në rast se Kryeministri nuk jep dorëheqje?

Egzistone dhe mundësia që qeveria të rrëzohet edhe në rast se kryeministri i vendin “ndërron” mendje dhe nuk tërhiqt edhe në rast se ai humb edhe Qytetin e Shkupit, e kjo mund të bëhet me mocion mosbesimi ndaj ekzekutivit.

Të drejtën për paraqitejen e mocionit të votbesimit ndaj Qeverisë kanë më së paku 20 deputet, por që të njejtën mund ta paraqese edhe vet ekzekutivi, e cila kryhet tre dit që nga parashitrimi i saj.

Këtë e parasheh edhe Kushtetuta e vendit, e cila të njejtën e saksionon në nenin 93 ku thot se:

Qeveria, së cilës i është votuar mosbesimi, e cila ka dhënë dorëheqje ose së cilës i pushon mandati për shkak të shpërndarjes së Kuvendit, mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Në rast të mocionit të mosbesimit dhe votimit të saj nga ana e 61 deputeteve të Kuvendit, atëherë qeveria bie, dhe hapet rruga për krijimin e një shumice të re parlamentare apo shkohet në zgjedhje të reja parlamentare.

Nëse kryministri i vendit e mban fjalën, dhe jep dorheqje gjithmonë nëse humb Shkupin, atëherë do të shohim se a do të ketë mundësi që ajo përsëri të formoj qeverinë, apo do të jetë VMRO-DPMNE që do të krjoj shumicën e re parlamentare, por që të gjithë këto mbëten të shihen pas 31 tetorit.///Zhurnal.mk

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img