11.8 C
Skopje
Friday, April 19, 2024

Analizë/ Maqedonia e Veriut, shteti që po bllokon lidhjet rrugore ndër-shqiptare

Shkup, 29 tetor – Deri sa fqinjët tanë Shqipëria dhe Kosova po përfundojnë rrugët që i lidhin këto dy vende me Maqedoninë e Veriut, në anën tjetër shteti ynë nuk po bëhet asgjë në këtë drejtim, e kjo të bënë të mendosh se mos ndoshta kjo është vetëm një koiçidëncë por është diçka më shumë se kjo, pasi me mënyrën si po vepron Shkupi po pengon lidhjet me Tiranën dhe Prishtinën.

Krijimi i raporteve të mira ndërfqinjësore është një element shumë i rëndëishëm që ndikon në paqen dhe stabilitetin jo vetëm të brendshëm, por edhe atë rajonal, e që forcimi i këtyre marrëdhënieve është edhe një nga kushtet e BE-së në të cilin ne dëshirojmë që të antarsohemi, pasi pa plotëimin e saj nuk mund as të ëndërrojmë që të bëhemi pjesë e saj, shkruan Zhurnal.

Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik, që nënkupton se në të jetojnë popuj me prejardhje të ndryshme etnike, gjuhësore dhe fetare, e në një situatë të tillë shteti ynë duhet që ti kushtoj një rëndësi shumë të madhe raporteve ndërfqinjësore, pasi disa etni që jëtojnë në vend kanë lidhje direkte me to, pasi për ta ata janë shtete AMË.

Historikisht Maqedonia e Veriut që nga pavarsimi i saj ka pasur mosmarrëveshje me shtetet fqinje, të cilët kanë kontestuar historinë, emrin, religjionin, por që edhe përkundër kësaj shteti ynë ka pasur një qajse më bashkëpunuese dhe më mirëkuptuese ndaj tyre, edhe pse të njejtët me sjelljet e tyre i kanë shkaktuar shumë pasoja negative vendit tonë.

Maqedona e Veriut ka edhe fqinjë tjerë të cilët nuk kanë kontestuar asnjëherë as gjuhën, as historinë, as religjionin as emirn, e ata janë Shqipëria dhe Kosovoa, por që edhe përkundër këti fakti vendi ynë jo vetëm që nuk i ka trajtuar në një mënyrë më të “veçantë” për faktin e vetëm se ata nuk i kanë bërë asnjë pengesë, por përkundrazi ajo ndaj tyre është sjellë në një mënyrë arrogante, jo-bashkëpunuese, dhe jo-mirëkuptuese, apo për ta thënë më përmbledhurazi ajo ka pas një qasje diskriminuese ndaj tyre.

Kjo nuk është ndonjë akuzë apo propagandë, pasi nuk ka nevojë për një gjë të tillë, pasi realizteti e fakton këtë gjë, e pasojat e së cilës jo vetëm që po ndikojnë në raportet ndërfiqnjësore, por impakti i saj është i fuqishëm edhe brenda vendit, pasi shqiptarët janë etni shtetformuese, dhe çdo shenjë mospërfillje ndaj Shqipërisë dhe Kosovës është mospërfillje edhe ndaj tyre, shkruan Zhurnal.

Infrastruktura është elementi më konkret ku Maqedonia e Veriut po sillet me dy stadarte, ku gjatë kësaj periudhe ajo ka bërë invstime të mëdha në rrugët apo edhe hekurudhat që lidhin atë me Bullgarinë, Greqinë dhe Serbinë, për të cilët nuk ka asnjë arsye për të qenë kundër, por ajo që është shqtësuese ka të bëjë me faktin se kështu nuk është vepruar dhe me Shqipërinë dhe Kosovën, gjë e cila po ngrit shuëm dyshime dhe pikpyetje se pse duhet që të ndodhë nje gjë e tillë vetëm me këto dy shtete shqiptare.

Kosova është një nga shtete fqinje të vendit tonë, i cili në pjesën e saj ka ndëruar një autostratë shumë moderne që lidhë pikën kufitare të Hanit të Elezit apo Bllacë siç njihet në vendin tonë, insfrastruktur që do ti kishte zili edhe shtete e Evropës. Fatkeqësisht nuk është situata e njejtë edhe në pjesën e Maqedonisë së Veriut, pasi rruga që lidh vendin tonë me Kosovës është në një gjendje të mjerueshme, ndërsa premtimet për ndërimin e saj janë gati dy dekadëshe. Gjatë kësaj kohe ka pasur zvarritje dhe prolongime të vazhdueshme për ndërimine saj, që është e pa kuptueshme pse duhet të ndodhë kjo, pasi e njejta nuk është projekt kolosal që do të ndikonte buxhetin e shtetit, pasi gjatësia e saj është vetëm 12.5 kilometra.

Ndërsa në pjesët tjera të vendit, nuk ndodh i njejti fenomen edhe përkundër faktit se gjatësia dhe kostoja e tyre është shumë më e madhe e ajo e ndërtimit të autosradës së Bllacës, por edhe përkundër këti fakti ato kryhen shumë më shpejt dhe pa asnjë zvarritje procedurale apo edhe burokratike. Kosova është vendi i vetëm ne rajon me të cilin Maqedonia e Veriut ka sufiçit ekonomik, që nënkupton se më shumë shet se sa ble nga ky vend, por që përsëri kjo nuk e ka motivuar atë që të përmirsoj infrastrukturës me qëllim lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve. Ndoshta e gjithë kjo “arysetohet” me faktin se egziston një urrejtje apo diskrmin i fshehur, që pengon konstrukrivitetin e Maqedonisë së Veriut ndaj një fqinji nga i cili përfiton ekonomikisht.

Rruga Tetovë-Prizren është një tjetër premtim i kahmotshëm, ku Maqedonia e Veriut pretendon se faji për këtë rrugë nuk është në anën tonë, pasi ne kemi studimin e fizibilitetit, por që të njejtën nuk e ka Kosova. E gjithë kjo është një arsyetim, pasi edhe sikur ta kenë të njejtën Kosova, të cilët premtuan se së shpejti do ta bëjnë pasi kanë ndarë edhe mjetet për të, por që përsëri egiston skepticizmi, pasi për rrugëne Bllacës me gjatësi 12.5 kilometra duhet dy dekada zvarritje, por për këtë rrugë me 60 kilometra gjatësi, a thua sa dedakta do të duhet që projekti ti kalojë nëpër burokracitë e Shkupit deri sa të fillojë punimet, pasi përfundimi i tyre as që mund të dihet, shkruan Zhurnal.

Qasje e njejtë e Maqedonisë së Veriut është edhe ndaj fqinjit tjetër perëndimor Shqipërisë, pasi infrastruktura që lidh këto dy vende është në një gjendje tejet të degraduar, pasi rruga që gjendet momentalisht është projektuar dhe ndërtur që në kohën e monizmit, dhe që nga ajo periudhë nuk është bërë asgjë për përmirsimin e saj edhe përkundër faktit se premtimet nuk kanë munguar kurr. E tallja e atuoriteteve të Shkupit ka shkaur deri në atë pikë, sa vetëm pak vite më parë janë ndryshuar tabelat që lidhin Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë, ku në të njejtat vendi fqinj ende njihej si Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, ndonëse ky vend kishte bërë gati 3 dekada që nga koha kur ishte shkëputyr nga ai sistem.

Qeveria shqiptare njoftoi se me 29 nëntor do ta hapet rruga e Arbërit, e cila do të mbërrijë deri në Dibrën e Shqipërisë, e cila do të lehtësojë transportin e mallrave dhe qytetarëve si dhe në të njejtën kohë do të shkurtojë distancën mes Tiranës dhe këti qyteti. Ky projekt duhet që të vazhdohet edhe në territorin e Maqedonisë së Veriut nga pika kufitare e Gjoricës, e që përmes saj do të lidhet me Dibrën, Gostivarin, Tetovën dhe Shkupin që do lehtësoje transportin mes dy vendeve, dhe do ti sjell vendit tonë qasje më të lehtë në brigjet dhe portet e Shqipërisë. Derisa Shqipëria po përuron ndërtimine rrugës së Arbërit, fatkeqësisht ajo ende as që ka filluar në pjesën e Maqedonisë së Veriut, edhe përkundër zotimeve që ka bërë vendi ynë që ta realizoj të njejtën.

Ajo që ështe edhe më e dhimbshme, ka të bëjë me faktin se gjatë kësaj kohe në qeverin e Shkupit kishim parti shqiptare të cilit kishin edhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, por që të njejtit dështuan që ta “imponojnë” ndaj partnerit të tyre ndërimin edhe të rrugëve që lidhin vendin tonë me Shqipërinë dhe Kosovën siç është bërë edhe më fqinjët tjerë, shkruan Zhurnal.

Ky prolongim dhe zvarritje që po bënë Shkupi për një kohë të gjatë në drejtim të ndërtimit të rrugëve që lidh me Shqipërinë dhe Kosovën, nuk është një rastësi apo koiçidencë, por që është dicka e planifikuar, pasi duket që Maqedonia e Veriut me qëllim po saboton komunikimin mes shqiptarëve që jetojnë në tre shtete, e kjo është e pakuptueshme pasi ajo sjell vetëm avantazhe dhe asnjë dëm për vendin tonë./// Zhurnal.mk

Marketing
Related news