35.8 C
Skopje
Tuesday, July 23, 2024

Analizë: Dy blloqe politike-Një me Ramën, tjetri me Kurtin? Më mirë, apo më keq për shqiptarët e Maqedonisë?

Shkup, 11 gusht – Tani më ë ëshët e qartë se vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Maqedoninë e Veriut është në funksion të thellimit të bashkëpunimit të opozitës shqiptare me Lëvizjen Vendvendosje.

Kjo vizitë dhe takimet e Kurtit me liderët e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, vijnë pas disa takimeve të tij me kryetarin e BDI-së në pushtet, Ali Ahmeti. Duhet pasur parasysh se VV dhe BDI nuk kanë ndonjë të kaluar positive në bashkëpunimin partiak mes veti, por përkundrazi, për shkak të afërsisë së BDI-së me rivalët e dikurshëm kryesorë të VV-së, PDK-në e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Mirëpo pas ardhjes në qeveri, Kurti realizoi disa takime me Ahmetin, e fotografitë e publikuara nga këto takime reflektonin afërsi aq të madhe mes tyre, saqë shumë simopatizesu opozitarë tek ne komentonin se Kurti “armiqësinë” me BDI-në dhe Ahmetin e paska pasur |vetëm deri sa të vijë në pushtet” duke bë të qartë se ndiheshin në një farë mënyre të mashtruar, shkruan Zhurnal.

Mirëpo tani gjërat janë kthyer si më parë dhe parashtrohet pyetja çka ndodhi mes BDI-së dhe VV-së deri në atë masë, sa që vetë kryetari i VV-së dhe kryeministri Kurti të vijë të takojë liderët opozitarë në Shkup e Tetovë? Si duket ka ndodur diçka e madhe! Po të kishte dërguar Kurti ndonjë ministër të tij, ndonjë deputet, ose cilin do zyrtar tjetër, do mund të thuhej se kjo është në suaza të një bashkëpunimi rutinor. Mirëpo ardhja e vetë kryeministrit gjithsesi që hap shumë pyetje.

Një pjesë të përgjigjes ndaj këtyre pyetjeve, ndoshta e preku Izet Mexhiti, kryetari i partisë së re, Lëvizja Demokratike, intervistën e fundit që pati për Radio Evropa e Lirë.

“Do të bisedohet edhe për tema politike, ku do të ketë një ndarje mes atyre që janë me Ballkanin e Hapur dhe atyre, përkatësisht neve, si edhe Kurtin që jemi për Procesin e Berlinit. Normalisht se do të bisedojmë dhe për tema që thellojnë bashkëpunimin ndërmjet frontit opozitar shqiptar në Maqedoni (të Veriut) me Lëvizjen Vetëvendosje në Kosovë”, shton Mexhiti, duke aluduar qartë se në krejt këto rikonfigurime kanë ndikim edhe zhvillimet rajonale.

Parashtrohet pyetja se si do të duket tani skena politike shqiptare në RMV, kur kemi një bllok që bashkëpunon me Edi Ramën dhe një bllok me Albin Kurtin. Nuk ka diskutim se simpatitë e shumicës së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut janë bindshëm në anën e Kurtit, kur bëhet krahasim mes tij dhe kryeministrit shqiptar Rama. Por a do të përkthehet kjo me automatizëm edhe në rritje të përkrahjes së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut me vota në favor të opozitës, deri në atë masë sa që të mposhtë BDI-në, është një çështje që varet nga shumë faktorë, shkruan Zhurnal.

Në Maqedoninë e Veriut tani 21 vite në pushtet pa ndërpre është BDI, parti e cila pati një shkëputje në periudhën 2006-2008 në qeverisje qendrore, por edhe atë periudhë kishte pjesën më të madhe të pushtetit lokal. Duke pasur parasysh gjendjen e vështirë ekonomike të shumë familjeve shqiptare tek ne, duhet ta pranojmë se për ta ende është me rëndësi të madhe se cila parti vendos kush do punësohet në administratë, kush në polici, kush në ushtri, e kush në diplomaci, para se të përcaktohen kë do të votojnë.

Gjatë këtyre 21 viteve janë punësuar edhe mijëra shqiptarë në administratën publike në institucionet shtetërore. Edhe pse gjithë ata kanë marë vendime pune, të cilat nuk mund të ju ndërpriten ose të përjashtohen nga puna, megjithatë koha ka treguar se votat e tyre me sukses janë menaxhuar nga pushteti dhe në favor të pushtetit. Këto janë dia elemente që shkojnë në favor të pushtetit. Por një hapësirë e madhe, ku përkrahja e Kurtit për opozitën shqiptare mund të sjell përparësi të madhe në favor të tyre është diaspora.

Për shkak të pandeemisë, diaspora shqiptare e Maqedonisë së Veriut ende nuk e ka thënë fjalën e saj në skenën politike, siç e tha diaspora kosovare kur i solli VV-së dhe Listës Guxo fitore me 51 për qind. Albin Kurti është figura më e respektuar 6tek diaspora shqiptare, sit ek ajo e Kosovës, poashtu edhe tek ajo e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Prandaj ky është “terreni” ku opozita shqiptare mund të shënojë një rezultat bindës, nën udhëheqjen e një trajneri të mirë politik, siç është kryeministri Kosovar, Albin Kurti. /Zhurnal

Marketing
Related news