14.3 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Analizë/ Cirku mbaroi, nuk ka shumicë të re por as qeveri stabile, çfarë e pret Maqedoninë?

Shkup, 12 nëntor – Dështimi i mocionit për rrëzimit të qeverisë, shpëtoi ekzekutivin aktual, por ajo komplikoi edhe më shumë situatën politike në vend, ku tani numrat që disponojnë partitë politike e bëjnë jo funksionale kuvendin,e për pasojë edhe qeverinë, e kjo mund ta zhysë Maqedoninë e Veriut në një krizë edhe më të thëllë, por që fatmirsisht egzisotjnë disa mundësi se si vendi mund të dal nga kjo situatë e krijua e cila po rrezikon stabilitetin e brendshëm.

Brezat që kanë lindur që në vitet 90 të shekulli XX kanë parë ndryshime të shumta që ka përjetuuar Maqedonia e Veriut, por që për 30 vite ato shohin rregulisht një gjë e cila vazhdon që të mbetet e nejtë edhe përkundër kohës që ka kaluar e ajo është kriza politike, e ajo pastaj po sjellë dhe komplikacione tjera që po e rëndon vazhdimisht jetën e qytetarëve të vendit tonë. E duket se qytetarët që e kanë pasur fatin që të lindin dhe të jetojnë në këtë vend janë të “mallkuar” që të udhëhiqen nga lider të cilët nuk shqetësohen aspka për fatin e tyre, pasi për ta më e rëndësishme është interesi personal apo partiak se sa ai shtetërorë apo edhe shoqëror, e kjo e shpejgon edhe faktin se pse në vazhdimisht vuajmë nga kriza politike, shkruan Zhurnal.

Këto pohime i vërtetone dhe fakti se ne në 5 vitet e funidt kemi zhvilluar 2 palë zgjedhje të përgjithshme, e që e gjithë tregon e kemi mugesë të theksuar të stabilitetit politik, por jo vetëm kjo, ne kemi shkuar në zgjedhe çdo herë që liderët e kanë parë se ajo është në interein e tyre partiak, por asnjëherë se kanë llogaritur pasojat që sjellë ne ekonominë dhe përspektivën e përgjithsme të Maqedonisë së Veriut.

E tradita po vazhdon edhe në vitin 2021, në kohën kur bota po përballet me kriza të vazhdueshme pandemike, ekonomike dhe energjetike, e të nejtit janë në garë me kohën për të ndërmarrë masa të nevojshme për ti përballuar dhe kaluar sa më shpejtë këto vështirsi, ndërsa udhëheqësit tanë janë në një garë të epur për pushtet, ku njëra vrapon për të siguriar shumicë të re e tjetra për ta rujajtuar atë aktuale, e çështjet tjera që janë jetike kanë mbetur prapa, pasi me rëndësi maksimale eshte ruajtja apo marrja e pushtetit dhe jo interesi shtetëror dhe shoqëror.

Zgjedhjet lokale ishin vetëm shkaku i krizës politike në Maqedoninë e Veriut, pasi ajo ishte paralajmruar që në vitin e kaluar, ku zgjedhjet e përgjitshme kishin prodhuar një rezultat shumë të ngusht mes shumicës parlametare dhe opozitës, e kjo e bënte ekzekutivin shumë të ekspozuar ndaj desabilitetit politik. Këtë gjë e vërtetoi edhe kriza që u shkaktua menjëherë pas zgjedhjeve lokale, ku opozita e “trimeruar” nga suksesi që arritën dhe më mbështetjen e një parie qeveritare inicuan mocion mosbesimi ndaj ekzekutivit, ku ata grumbulluan 61 nëshkrime, që nënkuptonte se e njeta do të rrëzonte qeverinë. Dita e djeshme që ishte edhe dita finale, e njëri nga nënshkruesit e saj u tërhoq, e kjo bërë që mocioni të dështonte dhe ekzekutivi aktual të “shpëtonte”, por që efektet që prodhoi kjo situatë më shumë kanë komplikuar krizën politike se sa e kanë zgjidhur atë, shkruan Zhurnal.

Opozita në bazë të nënshkrimeve aktuale kanë 61 deputet, ndërsa ekzekutvi 59, që nënkupton se kjo e fundit ka “rënë”, por në qoftë se përsëri hamdensojmë që deputeti që u tërhoq do ti bashkangjitet shumicës aktuale atëherë do të kemi barazim të deputetëv, por kjo situatë nuk zgjidh asgjë, pasi me 60 deputet parlamenti e ka të pamundur të funksionojë pasi ajo nuk ka korumine nevojshëm për të diskutat apo sjellë ligje, e që me bllokimin e saj edhe qeveria është jo-funksionale. Funksionimi i parlamentit është e një rendësie jetike në sistemet demokratike, e që kjo vlenë edhe për Maqedoninë e Veriut, e funksionimi i saj është edhe më emergjent duke marrë aprasysh sfidat me të cilët po përballet vendi ynë si pandemia Kovid-19, kriza ekonomike dhe energjetike, por që numrat aktual e pamundësojnë funksionimin e saj e që pasojat do të jenë shumë të rënda si për shtetin ashtu edhe për qytetarët.

Për të pasur një parlament funksional dhe ekzekutiv më stabil atëherë paraqitet nevoja për zgjerimine shumicës aktuale me deputet nga opozita, e në rast se kjo ndodh atëher paralemti do ti kthehej punës dhe do të kishin një qeveri më të fuqishme dhe më stabile. Në rast se kjo nuk dhe numrat në kuvend të vazhdojnë që të jenë 60 me 60 dhe në këtë mënyrë të pamundësohet funksionimi i institucioneve shtetërore, pasi ato do të hynë në një bllokim total. Një situatë e tilë do të kishte efekte të fuqishme edhe ën financat e shtetit pasi tani është momenti kur fillohet përgatitja dhe miratimi i buxhetit shtetërorë, e me numrat që janë në kuvend atëheër është e pamundur që të bëhet një gjë e tillë, e me krizën poltike e shtuar asaj edhe buxhetore, atëher vendi ynë rrezikon që të shkoj në kolsps total.

Mundësia tjetër për ti dhënë fund kësaj krize është mbledhja e një takimi të lidërëve, në të cilën do të diskutohej kriza aktuale politike e që ajo mund të prodhoj ndonjë rezultat pozitiv, ku palët mund të bien dakord për ndonjë formë që do të çonte në uljen e polaizimeve politike. Si mundësu e kësajë shtë që palët të dakordohen për formimin e Qeverisë së Përzhinos, e cila ka rolin e një qeverie teknike 3 muaj para zgjedhjeve, e pastaj vedi ynë do të shkonte në zgjedhje, e përmes saj do ti jepej fund krizës, por nuk duhet të përjashtuar se zgjedhjet mund ta komplikojnë atë siç bënë 1 vit më parë.

Kjo situata do të kirjojnë një ngrç politik, ku në rase te krijohet një qeveri teknike atëherë ajo do ta ketë shumë të vështirë për të mos thënë të pamundur zgjidhjen e kontestit më Bullgarinë, e në rast se vendi ynë dështon që të zgjidh këtë çështje ne rrezikojmë përsëri bllokimine rrugës integruse drejt BE-së që do të sillte pasoja dhe komplikacione të reja në jetën politike të Maqedonisë së Veriut, shkruan Zhurnal.

Këto janë disa nga mundësit që ka vendi ynë, e tani liderët tanë duhet që tregohen më vizionarë dhe burrështetas që ti lënë menjëanë interesat personale apo partikae dhe të mendojnë për të mirën e përgjitshme, pasi në rast se veprojnë ndryshe, atëherë pasojat do të jenë shkatrrimtare për vendin tonë.///Zhurnal.mk

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img