24.8 C
Skopje
Monday, September 25, 2023

Analizë/ BDI apo ASH/AAA, fituesi në Likovë zgjedhet në raundin e dytë

Shkup, 5 shtator – Likova për një kohë të gjatë ka qenë bastion i pa diskutueshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, por që në vitet e fundit situata ka ndryshuar, ku tani BDI nuk ka pushtet “apsolut”, e kjo gjë ka ndikuar që zgjedhjet lokale të tetorit të këti viti të jenë shumë të paqarta se kush do të qvesisë me këtë komunë, pasi është ë vështirë të thuhet se a do të vazhdojnë Integristët apo ngjyrimi politik i saj do të ndryshojë.

Likova ka një rëndësi të madhe simbolike pasi ajo ka qenë qendra e konfliktit të vitit 2001 që u zhvillua në Maqedoninë e Veriut, e që njëkohësisht ka qenë komuna e cila u dëmtua më shumë nga ajo, e kjo e bënë atë që të ketë një peshë të veçantë në krahasim me rajonet tjera, shkruan Zhurnal.

Komuan e Likovës shtrihet në pjesën veriore të Mqedonisë së Veriut, ka një sipërfaqe prej 267.82 kilometra katrorë, pozita e saj gjeografike ka një rëndësi të madhe, pasi ajo kufizohet me dy shtete, Kosovën dhe Serbinë, e kjo i rrit edhe më shumë vlerën dhe peshën kësaj komune. Sipas regjistrimit të vitit 2002 kjo komunë ka gjithësej 27.058 banorë, ku shiqptarët janë etnia më e madhe në Likovë me 97.4 %, serb 1.4 % maqedonas 0.6 %.

Likova ka qenë bastion i fuqishëm i Bashkimit Demokratik për Integrim që nga themelimi i saj si parti politike, e që në këtë periudhë ky subjekt ka qenë fituesi apsolut i të gjitha zgjedhjeve si në nivel lokal edhe në atë qëndrorë.
Duke qënë se një parti me kalimin e kohës konsumohet, e që kjo vjen si rezultat i faktorëve të ndryshëm, e që e njejta gjë po ndodhë edhe me BDI, e cila në çdo cikël zgjedhor po humbet terren ndaj partive tjera, e që kjo mund të jetë sinjal se ajo po dobësohet edhe në bastionin e saj më të fuqishëm dhe më të rëndësishëm, por që ajo ende vazhdon që te jete e fuqishme në këtë komunë.

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016:

BDI36.70 %
Lëvizja BESA24.20 %
PDSH17.78 %
Aleanca për Shqiptarët12.81 %
LSDM6.48 %

Këto numra na tregojnë se në këto zgjedhje, në Likovë kishte triumfuar Bashkimi Demokratik për Integrim, por që rezultati ishte i ngusht me partinë e dytë, ndërsa nëse i bëjmë bashkë numrin e votave të partive opozitare, atëherë Integristit janë në një disavantazh të thellë me 18.09 %, shkruan Zhurnal.

Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2017 në komunë e Likovës:

BDI49.03 %
Lëvizja BESA22.75 %
Aleanca për Shqiptarët16.62 %
PDSH8.20 %
LSDM1.33 %

Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhejve lokale të vitit 2017 në komunë e  Likovës:

BDI58.55 %
Lëvizja Besa40.24 %

Këto zgjedhje lokale i fitoi Bashkimi Demokratik për Integrim me një diferencë të madhe, por ajo që bie në sy, është rritja graduale e partive tjera opozitare shqiptare në Likovë, por gjithashtu është interesant edhe fakti i rritjes së LSDM-së, që nuk kishte ndodhur me parë në historin e zgjedhjeve në këtë komunë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të korrikut të vitit 2020 prodhuan një rezultat tjetërt surprizues, ku disa parti në këtë komunë shënuan rritje, kurse disa të tjera rënie, e kjo po tregon se elektorati i kësaj zone po zhvendoset duke krijuar faktor të ri politik.

Rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2020:

BDI50.2 %
ASH-AAA35.3 %
PDSH7.52 %
LSDM6.65 %

Këto të dhëna na tregojnë se BDI ka një rritje në krahsim me vitin 2016 me 13.5 %, por që rritjen më të madhe në Likovë e ka ASH-AAA e cila ka marrë 22.49 % më shumë vota se sa në zgjedhjet e vitit 2016, gjithashtu edhe LSDM ka rritje me 0.17 %, ndërsa PDSH ka rënie me 10.26 % në krahasim me zgjedhjet e mëparshme parlamentare, shkruan Zhurnal.

Zgjedhjet e tanishme loklale janë shumë të paqarta se kush do të triufojë në këtë komunë, pasi në garë janë katër kandidatë nga partitë shqiptare të cilët po kërkojnë besimin e qytetarëve të komunës së Likovës.

Në këto zgjedhje Bashkimi Demokratik përt Integrim do të garojë me kryetarin aktual Erkan Arifi për një mandat të dytë në krye të kësaj komune, dhe për të vazhduar traditën që është krijuar për një kohë të gjatë që Integristët të qeverisin me Likovën.

Koalicioni ASH-AAA do të garojë për Likovën me Arsim Idrizin, i cili synon që të triumfoj në këtë komunë dhe në të njejtën kohë ti jap fund qeverisjes së BDI-së.

PDSH do të garojë me Hevzi Jasharin, parti e cila synon që ta kthej këtë komunë nën qeverisjen e saj.
Lëvizja Besa do të garojë me Luan Ramadanin, parti e cila synon që për herëe të parë të fitojë dhe ta drejtojë këtë komunë.

LDSM për dallim nga katër vite më parë, në këto zgjedhje ajo nuk do të garojë me kandidatin e saj, por ajo në bazë të marrëveshjes për koalicion do ta mbështesë atë të BDI-së.

Sitata në Likovë ështe disi e komplikuar sa i përket anëtarëve të koalicionit qeverisës, pasi në këtë komunë garojnë Besa dhe BDI, të cilat kanë nevojë për votat e LSDM-së, e që e tërë kjo mund të ndikojë edhe në qendrueshmërinë e qeverisë, pasi ndihmesa ndaj njërës nënkupton anashkalimin e tjetrës.

Duke i parë të dhënat e zgjedhjeve të fundit, na bënë të kuptojmë se gara kryesore për komunën e Likovës do të jetë mes Bashkimit Demokratik për Integrim dhe koalicionit ASH-AAA, por që tre partitë e tjera kanë një rëndësi të madhe për të përcaktuar fituesin apo edhe humbësin e këtyre zgjedhjeve.

Deri sa BDI ka bërë koalicion me LSDM-në ajo nuk e ka të njejtën edhe me Lëvizjen Besa dhe PDSH, e cila mund të ndërlikojë matematikat e Integristëve sa i përket triumfit në këtë komunë. Në qoftë se BDI arrin një marrëveshje me këto parti, atherë me shumë gjasë ajo do të triumfoj përsëri në ketë komunë.

Kështu këto parti mund të renditen në krah të ASH-AAA-së për ti dhënë mbështetjen e saj, e kjo gjë do ta bënte edhe më të paqartë të ardhmen e kësaj komune, e ndoshta për herë të parë pas shumë vitesh Likova mund që të ndryshojë ngjyrimin politik, shkruan Zhurnal.

Likova do të jetë një garë shumë e ngusht mes dy partive BDI dhe ASH-AAA dhe fituesin apo humbësin do ta përcaktojë edhe vota e fundit, e që për fatin e saj politik duhet që ta presim 17 tetorin.///Zhurnal.mk

Marketing
Related news