30.8 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Analizë: A po tenton Mickoski t’i bëjë për vete partitë e vogla përmes “një njësisë zgjedhore”?

Shkup, 19 janar – Partitë e vogla maqedonase të cilat ndoshta nuk kanë ndonjë ndikim në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, por gjithsesi pa to edhe partitë e mëdha nuk mund të jenë stabile dhe të fuqishme. Po flasim për Lidhjen Demokratike të udhëhequr nga Pavle Trajanov, RDM të udhëhequr nga Maja Moraçanin dhe PLD nga Goran Milevski. Këto tre parti kanë së bashku katër deputetë, por të njejtën janë zgjedhur në koalicion me LSDM-në në zgjedhjet e 2020tës, shkruan Zhurnal.

Siç e dimë shumica aktuale parlamentare ka 64 deputetë ndërsa katër deputetët e këtyre tre partive e prishin të gjithë Qeverinë. Që të tre partitë kanë qëndruar besnikë ndaj shumicës parlamentare por herë pas here janë lëkundur me qëndrimet e tyre nga pakënaqësitë që LSDM nuk u’a plotëson kërkesat e tyre që kanë.

Kërkesa kryesore e LD-së, RDM-së dhe PLD-së është që në zgjedhje të shkohet me një njësi zgjedhore dhe pa prag zgjedhor. Kjo kërkesë e tyre ka të bëjë me atë se siç thonë, do të arrinin rezultat më të mirë në zgjedhje me një njësi zgjedhore ndërsa në këtë mënyrë siç është tani me gjashtë njësi, ato po dëmtohen dhe nuk po arrijnë të ngrihen përshkak se fuqinë konstante po e mbajnë dy partitë VMRO-DPMNE dhe LSDM.

Realizimin e kësaj kërkese ua pati premtuar që në zgjedhjet e fundit parlamentare kryeministri Zoran Zaev por deri më sot nuk ka patur debat në Kuvend rreth kësaj çështjeje. Çështja ende po zvarritet përmes debateve në media ndërsa tre partitë e vogla nuk po munden të dërgojnë deri në fund dhe ta realizojnë kërkesën e tyre.

Për t’a realizuar këtë kërkesë si duket Zoran Zaev nuk ishte i vetmi që e premtonte. Së fundmi, edhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski si duket po tenton t’i bëjë për vete këto tre parti të vogla duke u premtuar se do ta realizojë kërkesën e tyre për një njësi zgjedhore. A thua vallë qëllimi i Mickoskit është që përmes kësaj mënyre të destabilizojë shumicën parlamentare dhe të shfrytëzojë momentin kur mes këtyre tre partive dhe LSDM-së ka disa pakënaqësi të vogla por deri tani nuk e kanë rrezikuar shumicën, shkruan Zhurnal.

Hristijan Mickoski edhe dje edhe sot para mediave premtoi se është e gatshme të bisedojë me partitë e vogla për një njësi zgjedhore. Me sa duket përmes këtij premtimi Mickoski po tenton t’i bëjë për vete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat Mickoski, i kërkon orë e më parë.

Meqenëse kjo ofertë e Mickoskit është ende e freskët, ende nuk ka një sinjal pozitiv apo negativ nga LD, RDM apo PLD. Nuk është e qartë nëse këto tre parti do të braktisnin partnerin e tyre të koalicionit LSDM-në për të bashkëqeverisur me VMRO-DPMNE-në por kjo gjë me shumë gjasa nuk do të ndodhte përshkak orientimeve strategjike të partive në koalicion. LD, PLD dhe RDM nuk i kanë pikëpamjet e njejta strategjike me VMRO-DPMNE-në dhe prandaj, një bashkëpunim i tillë vështirë se do të ndodhte.

Përndryshe Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike edhe këtë herë nga Kovaçevski ka kërkuar të realizohet premtimi për ndryshime në Kodin Zgjedhor ku do të definoheshin bazat për garë të barabartë politike dhe sipas tij, të eliminohen përparësitë sistematike për “partitë e mëdha” dhe Maqedonia të bëhet me një njësi zgjedhore dhe pa prag zgjedhor.

Në të kaluarën ka patur raste kur një parti ka fituar 30 mijë vota por nuk ka fituar asnjë vend deputeti sepse ato vota kanë qenë të shpërndara në gjashtë njësi. Me një njësi zgjedhore me 30 mijë vota mund të dalin së paku 3 deputetë.//Zhurnal.mk

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img