24.8 C
Skopje
Monday, September 25, 2023

Analizë: A do të mjaftojnë 300 euro rrogë minimale për të mbuluar harxhimet e jetesës?

Shkup, 8 tetor – Rrritja e çmimeve ka sjellur edhe premtimet se e njeta gjë do të ndodhë edhe me rrogën minimale dhe mesatare në vend, e kjo gjë gjithashtu po “imponohet” edhe nga fushata elektorale, ku një gjë të tillë u premtua nga kryesministri i vendit, por që ajo është e pa mjaftueshme për të përballur koston e jetësë, e aq më pak me rritjet që kanë pësuar të gjithë produktet bazë në muajt e fundit.

Çmimet kanë shënuarr ngritje në nivel global, që nënkupton se e gjithë bota po përballet me rritjen e çmimit të produkeve bazë por edhe të burimeve enrgjetike, e kjo situatë ka shkaktuar alarm pasi impaktete saj në aspketin socio-ekonomik mund të prodhojnë efekte katastrofike. Për tu përballur me këtë dukuri, shumë vende kanë filluar të krijojnë politika dhe strategji me qëllim që sado pak të amortizojnë ndikimin që ato mund të shkaktojnë, shkruan Zhurnal.

Duke qenë një fenomen global, kjo nënkupton se Maqedonia e Veriut nuk mund të jetë imune nga efektet e saj, këtë rrezik e shton edhe paqëndrueshmëria ekonomike dhe financiare që karakterizon vendin tonë, e që kjo mund të shkaktojë efekte edhe më të rënda nga e cila do të vuajnë qytetarët e vendit tonë.

Deri më tani ende nuk ështe marrë asnjë masë konkrete për të parandaluar çdo rritje enorme të çmimeve, edhe pse të njejtat janë ngritur, ku indeksi i çmimeve të konsumit në shtator të vitit 2021, në krahasim me përiudhën e njejtë të një viti më parë u rrit me 3.7 %. Këto fakte na tregojnë se qeveria duhet të veprojë para së të bëhet shumë vonë, por që fatkeqësisht në vendin tonë është krijuar “tradita” që masa ndërmerren vetëm pasi goditet ekonomia dhe financat dhe jo më herët që të parandaohet një goditje e tillë, e që kjo po shkakton pasoja në mirqenjen e qytetarëve.

Në kuadër të fushatës elektorale, kyeministri i vendit ka premtuar që nga janari i vitit të ardhshëm, rritje të pagës minimale në 18.000 denarë dhe paga mesatare në 500 euro, e cila mund të jetë pjesë e një plani për tu përballur me rritjen e çmimeve e që kjo mund që sado pak ti zbusë efektet e saj, shkruan Zhurnal.

Të dhënat sa i përket rrogës minimale, rrogës mesatare dhe kostos së jetesës në vendin tonë:

Rroga minimale15.2000 denarë
Rroga mesatare28.540 denarë
Kosto e jetesës34.342 denarë

Të dhënat e Lidhjs së Sindikatave të Maqedonisë, na tregojnë se shpenzimet e kosots së jetesës për një familje katër antarëshe në muajin gusht të këti viti janë rritur me 213 denarë në krahasim me muajin korrik, e kjo nënkupton se harxhimet për një familje të tillë në muaj janë 34,342 denarë, por në qoftë se ata kanë një fëmijë në shkollë atëherë shpenzimet shtohen me 8 mijë denarë atëher ato do të kapnin shifrën e 42.342 denarëve.

Në bazë të këtyre të dhënave, 2 rroga minimale janë të pa mjaftueshme për të përballuar koston e jetesës në Maqedoninë e Veriut, e në rast se kemi një fëmij në shkollë atëherë edhe 3 rroga minimale në muaj janë të pa mjaftueshme, e që e gjithë kjo tregon një disbalancë të fuqishme mes rrogës dhe kostos në vendin tonë, shkruan Zhurnal.

Ndërsa rritje pagës më 18.000 denarë do të ndihmonte që me 2 rroga të mbulohej kostoja e jetesës për 4 anëtarë, por që ato janë përsëri të pa mjaftueshme në rast se familjet kanë një fëmijë në shkollë, e kjo sado pak do të zbuste efektet, por që me rritjen e çmimeve në kohët e fundit, as kjo rritj nuk do të jetë e mjaftueshme.

Kjo situatë po vështirsohet edhe më shumë nga rritja e madhe e çmimeve në muajt e fundit, ku në shtator kostoja e jetësës është rritur me 3.7 % në krahasim me periudhën e njejtë të një viti me parë, por që parashikimet janë shqetësuse, pasi sipas tyre kjo rritje do të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm.

Sipas të dhënave statistikore, rritja më e lartë në shtator në krahasim me periudhën e njejtë të një viti më parë kishin produktet:

Vajra dhe yndyrna26.7 %
Lëndë djegëse të lëngshme24.3 %
Gaz23.8 %
Shërbimet e transportit22.7 %
Pajisjet IT16.9 %
Transport15.7 %

Të rriten rrogat është një gjë shumë e bukur për tu dëgjuar, por që njëkohshisht ajo ngrit shumë pikpyetje rreth aftësisë që një masë e tillë të zbatohet pasi kjo mund të shkaktojë shumë ndërlikime rreth kapaciteteve që ekonomia jonë ka për të përballuar një rritje kaq të madhe për një kohë kaq të shkrutër, pasi numri i atyre që do të përfitonin është mbi 100.000 punëtorë, që nënkupton se kostoja do të jetë shumë e madhe, shkruan Zhurnal.

Një rritje e tillë nuk është diskutuar aspak me grupet e interesit, pasi ajo mund të prodhojë efkete të fuqishme negative, pasi shumë biznese të vendit të cilat janë të prekura nga kriza ekonomike, nuk jane në gjendje të përballonin një barrë kaq të madhe për një kohë kaq të shkurtë, e që kjo mund të shkaktonte falimentim e shumë bizneseve, që do të rrisnin papunësinë dhe do të ulnin të ardhurat në buxhetin e shtetit.

Në anën tjetër vet shteti nuk ka aftësi për të përballuar një rritje të tillë, pasi në rast se një gjë e tillë do të reliazohet, atëherë qeveria duhet ti rrisë pagat e administratës, e duke parë krizën financiare dhe buxhetore që apo po kalon dhe rritjen e vazhdueshme të borxhit publik, kjo do ta çonte vendin tonë në falimentim, shkruan Zhurnal.

Duke parë që situata me çmimet është shumë problematike, e kjo nënkuptone se qasja ndaj kësaj çësthje duhet që të jetë serioze, dhe udhëheqësit e vendit tonë duhet të ndërmarrin masa logjike dhe konstruktive, e ti lënë menjëanë deklaratat propaganduese të cilët më shumë po dëmtojnë se sa të ndihmojnë qytetarët dhe ekonominë e vendit.///Zhurnal.mk

Marketing
Related news