29.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Ali Ahmeti: Zgjedhjet e lira janë pasqyra e nivelit të demokracisë së vendi

Kërçovë, 31 tetor – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka votuar sot në vendlindjen e tij në fshatin Zajas të Kërçovës. Pas votimit, Ahmeti ka dhënë mesazh për qytetarët që të dalin të votojnë sepse është një e ardhme përpara dhe njëkohësisht të ndihmojmë vlerat në ndërtimin e shtetit.

“Që nga mëngjesi jam në kontakt me të gjitha zonat dhe rrethet. Procesi shkon shumë mirë, nga të gjitha prononcimet që i kam parë dhe dëgjuar dhe uroj që deri në fund kështu për së mbari si ka nis edhe për së mbari të mbyllen qendrat e votimit. Kjo është kulturë, është festë familjare dhe shtetërore ku demonstrohen vlera të mirëfillta demokratike. Jemi shtet në prag të fillimit të negocimit me BE-në dhe ky proces zgjedhor sigurisht që ndihmon në vlerat që ndërtojmë si shtet.

Pas përmbylljes së procesit uroj që të gjitha palët me urtësinë dhe arsyen e fortë të pranojnë rezultatet dhe pastaj të rrekemi punës në përmbushjen e detyrave tona si në drejtim të përmbushjes së detyrimeve që kemi ndaj proceseve evropiane po ashtu edhe ndaj standardit jetësor të njerëzve. Të kemi më shumë kontribues dhe dialog e kompromis mes palëve sepse është në pyetje një proces i rëndësishëm, kështu që unë do jem njëri nga kontribuesit që do të apeloj të arrihet sepse kjo e arritur është në dobi të të gjithëve”, ka theksuar kështu kryetari i BDI-së Ahmeti.

Ndryshe sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbahet rrethi i dytë zgjedhor i zgjedhjeve lokale, ku BDI-ja garon në 14 komuna.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img