17.8 C
Skopje
Wednesday, September 18, 2024

Akuzat e opozitës për pronat në Vuno, Rama: Përpjekje të dëshpëruara, gati padia në gjyq

Pas denoncimit të Partisë Demokratike, sipas së cilës, kryeministri Edi Rama ka përfituar një sipërfaqe toke pasuri në Vuno,  ka ardhur edhe reagimi i kreut të qeverisë.

Akuzat e opozitës, kryeministri Rama i ka cilësuar si përpjekje të dështuara ndërsa shton se çështjen do ta çojë në gjyq. Sa i përket pronave, Rama sqaron se trashëgimtarët e pronave të stërgjyshit të tij në Vuno, nuk i kanë marrë ende certifikatat e pronësisë.

EDI RAMA NË “X”

“Përpjekja e dëshpëruar për të bërë një paralele të pamundur, mes pushtetit të përdorur për veten e për familjen dhe pushtetit të vënë në dispozicion të të gjithëve, ku edhe vetja, familjarët apo fisi yt trajtohen njësoj si të gjithë, është një përpjekje që e përshëndes me kënaqësi, sepse aq sa ç’është e neveritshme si gjithnjë kur hidhet baltë mbi familjen time për të luftuar në fakt me mua, aq është këtë herë edhe e mirëseardhur për të bërë dallimin si nata me ditën mes agresorëve të familjes time dhe meje si kundërshtar i papërkulshëm i tyre!

Të gjitha faktet që e ekspozojnë këtë përpjekje, si një lëtyrë të nxjerrë nga kanalet e ujrave të zeza mediatike në Tiranë e në Athinë, e tashmë të propaganduar nga skllevërit e ballkonit Non Grata, do të jenë pjesë e padisë së radhës në gjyq për këta të paudhë që në fakt, po i paguajnë me një vetëdiskreditim e vetëturpërim shembullor në sytë e shqiptarëve paudhësitë e panumërta, që i kanë bërë këtij vendi e këtij populli kur kishin edhe gurin edhe arrën, në duart e tyre të mbrapshta e të pista.

Marketing
Related news