33.8 C
Skopje
Monday, August 8, 2022

Aksioni në Karaçevë, Sveçla: U konfiskuan aparatet e bixhozit dhe u rrënuan objektet ilegale

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje për aksionin në Karaçevë.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se aksioni ka qenë i suksesshëm.

Postimi i plotë:

Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës.

Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë.

Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=460551912267865&id=104000041256389

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img