30.8 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Aksion policorë në Fushë Topanë, konfiskohen armë dhe municion

Shkup, 3 nëntor – Gjatë ditës së djeshme policia ka privuar nga liria personat A.J. 46 vjeçar dhe S.J. (73) që të dy nga Shkupi, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “prodhim dhe tregti të paligjshme të armëve”.

Gjegjësisht pas urdhrit të siguruar nga Gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Penale-Shkup, është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të A.J. ku janë gjetur dhe konfiskuar 6 pushkë gjahu, 3.215 plumba dhe shumë pjesë të ndryshme për armë si dhe një matëse digjitale për matjen e barutit.

Gjithashtu sipas zëdhënëses së policisë Suzana Pranjiq, bastisje është kryer edhe në shtëpinë e babait të A.J. në Rashtak, ku është gjetur një pushkë gjysmë-automatike, një pushkë gjahu dhe shumë pjesë të tjera të armëve.

Personat në fjalë janë dërguar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngritën padi adekuate.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img