26.8 C
Skopje
Saturday, August 13, 2022

AKK: Kryetarët e komunave nuk do të marrin pjesë në takimin e MAPL-së, ku pritet të diskutohet për situatën me pandeminë

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë të ditur se kryetarët e komunave nuk do të marrin pjesë në takimin e ftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për ditën e sotme në ora 14:00 për të diskutuar për situatën epidemiologjike në Kosovë.

Kështu njoftojnë ata, duke shtuar se arsye e mospjesëmarrjes është se nuk është ftuar edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) pas konsultimit me kryetar të komunave ka vendosur që të kërkojë nga Kryetarët e Komunave të MOS marrin pjesë në takimin e ftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për ditën e sotme në ora 14.00 për të diskutuar për situatën epidemiologjike në Kosovë. Arsyeja është që AKK-ja si përfaqësues dhe trup i komunave nuk është ftuar në këtë takim. MAPL-ja ka ftuar vetëm Kryetarët”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, tutje në njoftim thuhet se, “Mosftesa për Asociacionin e Komunave të Kosovës bëhet me qëllime përçarëse në mes AKK dhe Kryetarëve”.

“Kryetarët e Komunave vlerësojnë se uniteti i Kryetarëve është i domosdoshëm dhe që të gjithë Kryetarët do të mbeten të bashkuar si pushtet lokal që të ruhet ajo që është ndërtuar për më shumë se dy dekada në përfaqësimin e denjë të qeverisjes lokale ndaj nivelit qendror. Kryetarët vlerësojnë që pa AKK-në nuk duhet të marrim pjesë në këtë takim meqë nuk është hera e parë që niveli qendror vepron në këtë mënyrë. Asociacioni i Komunave të Kosovës është i Komunave dhe Ministritë duhet ta shohin atë si aleat e jo ta injorojnë. Nëse ministritë e injorojnë AKK-në, ma automatizim injorohen vetë Kryetarët dhe Komunat e Kosovës”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Kohë më parë AKK-ja ishte larguar edhe nga komiteti antiCOVID-19.

“Vlen të ceket që para një kohe AKK-ja është larguar në mënyrë arbitrare nga komiteti anticovid si dhe ditë më parë Qeveria e Kosovës miratoi plotësim ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale pa konsultime me Kryetarët e Komunave. I bëjmë thirrje MAPL, Ministrive dhe Qeverisë që të ndalojnë injorimin e AKK-së si përfaqësues i Kryetarëve dhe Komunave në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/asociacioniikomunavetekosoves/posts/4619900561431140
Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img