33.8 C
Skopje
Monday, August 8, 2022

Ahmeti – Baumgartner: Presim datë për konferencën e parë me Bashkimin Evropian

Shkup, 14 dhjetor – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot u takua me ambasadorin e Republikës së Francës në Maqedoninë e Veriut, Siril Baumgartner.

Ahmeti dhe Baumgartner, siç njofton shërbimi për shtyp i BDI-së, diskutuan për zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, për rëndësinë e stabilitetit dhe konsistencës politike që vendi të vazhdojë rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian dhe
zgjidhje sa më të shpejtë të kontestit me Bullgarinë.

Kryetari i BDI-së,  Ahmeti e falënderoi ambasadorin Baumgartner për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Francës ia jep vendit, duke e theksuar nevojën për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira dypalëshe mes dy vendeve.

Ahmeti e vlerësoi si jashtëzakonisht të rëndësishëm rolin dhe qasjen konstruktive të Francës ndaj perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut, sidomos gjatë presidencës së saj me Bashkimin Evropian në periudhën janar-qershor 2022, duke e përshëndetur nismën në Samitin e Ballkanit Perëndimor gjatë presidencës franceze.

Ahmeti e përshëndeti zgjedhjen e qeverisë së re në Bullgari dhe e shprehu nevojën dhe gatishmërinë për zhvillimin e një dialogu intensiv dhe konstruktiv në muajt e ardhshëm për të mbyllur çështjen dypalëshe ndërmjet
të dy vendeve dhe për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimi Evropian.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë dhe nevojën për bashkëpunim më intensiv mes dy vendeve për të promovuar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke mbajtur sa më parë takimin e parë ndërqeveritar dhe caktimin e datës për negociatat me Bashkimin Evropian.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img