30.8 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Agjenti i ASK-së dhe i amnistuari për “27 Prillin” kanë shantazhuar një biznesmen

Shkup, 4 nëntor – Një i punësuar në Agjencinë për Siguri Kombëtare, pasdite është arrestuar në kuadër të hetimit të Prokurorisë së Shkupit. Nga MPB-ja nuk kanë dhënë detaje.

Në këtyë aksion janë arrestuar dy persona, prej të cilëve njëri i punësuar në shërbimin sekret ASK kurse tjetri me dosje penale.

Sipas informacioneve të Tv Telma, sic përcjell KlanM, të dy kanë shantazhuar një biznesmenë nga Shkupi me kompani ndërtimi. Të arrestuarit kanë thënë se kundër kompanisë ka hetime penale dhe të dytë kanë mundësi që për 5.000 euro ta rregullojnë mbylljen e hetimeve.

Në fakt, nuk ka pasur hetime, kurse biznesmeni rastin e ka paraqitur në departamentin kompetent policer me cka fillon procedura.

Biznesmeni ka marrë para të shënuara forenzikisht, të cilat në një Restoran në Shkup ia ka dorëzuar anëtarëit të dytë të grupit që kishte bashkëpunuar me agjentin e ASK-së. Atëherë në vendngjarje është arestuar shantazhuesi.

Sipas informacioneve të para, sic përcjell KlanMaqedoni, përvec pjesëtarëit të arrestuar të ASK-së, i arrestuari i dytë që ka marrë paratë nga bizmesmeni i shantazhuar është i amnistuar për Dhunën në Kuvend më 27 Prill. I arrestuari ka pasur edhe vepra tjera penale, Ai ka shfrytëzuar amnistinë bashkë me organizatorët e protestave, deputetët dhe zyrtarët e Kuvendit që ishin liruar nga përgjegjësia penale për incidentet e përgjakshme në parlament për shkak se nuk kanë qenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në këtë dhunë.

Pjesëtarëi i ASK-së, sic përcjell KlanM, ka qenë i punësuar në ASK nga Shtatori 2019, kur DSK-ja u zëvendësua me Agjencinë e re për Siguri Kombëtare./KlanMacedonia/

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img