0.8 C
Skopje
Thursday, December 9, 2021

Afrika e Jugut thotë se nuk mund të pranojë refugjatë afgan

Afrika e Jugut ka refuzuar një kërkesë për të pritur refugjatët afganë që kanë ikur nga Pakistani për të ikur nga talibanët.

Kjo pasi ky shtet tashmë ka pranuar “një numër të konsiderueshëm” të refugjatëve të vendeve të tjera.

Qeveria tha se i është kërkuar “të konsiderojë pranimin e një numri të refugjatëve afganë që kanë shkuar në Pakistan”.

“Kërkesa është që ata të vendosen në Afrikë të Jugut përgjatë rrugës në destinacionet e tyre përfundimtare”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë të mërkurën.

“Shumë prej refugjatëve [aktualë] përfitojnë nga asistenca sociale dhe programet e kujdesit shëndetësor pa pagesë të ofruar nga shteti jonë”, thanë nga qeveria.

Duke qenë vendi më i industrializuar në botë, Afrika e Jugut është një destinacion i madh për emigrantë nga vendet fqinje dhe përtej.

Ky shtet po ashtu ka një ndër rregulloret më të përparuara për refugjatë në botë, që ka ndihmuar në tërheqjen e mbi 1 milion azilkërkuesve në mes të viteve 2007 dhe 2015

Talibanët në Afganistan festuan të martën pasi trupat e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u larguan nga vendi, duke shënuar fundin e luftës 20 vjeçare.

Rikthimi i tyre në pushtet i detyroi shtetet e Perëndimit që t’i evakuojnë qytetarët e tyre dhe afganët që kanë frikë nga hakmarrja e talibanëe pasi punuan me forca të huaja brenda shtetit./rel

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img