33.8 C
Skopje
Monday, August 8, 2022

Abdixhiku cakton Lutfi Hazirin përgjegjës për dialogun me Serbinë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se ai do të jetë përgjegjës për dialogun dhe bashkëpunimin regjional.

Haziri ka bërë të ditur se ai ka marrë këtë detyrë pas kërkesës së kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Dialogu është ndër prioritetet e para të LDK-së. Duke qenë kështu, po e bëj publike që me kërkesën e Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, unë do të jem përgjegjës për dialogun dhe bashkëpunimin regjional”, thotë ai.ADVERTISING

Haziri ka pohuar se ka ardhur koha që problemi mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhet një herë e përgjithmonë.

“Është paralajmëruar nga autoritetet ndërkombëtare që Ballkani Perëndimor nuk mund të vazhdojë të jetojë në këto tensione dhe me këtë kërcënim si ‘bombë’ e kurdisur në Europë. Kështu që, po krijohet në momentum i ri për Ballkanin që në kërthizë të krejt problemit ka me qenë Kosova dhe Serbia dhe ka ardhur koha që problemet të zgjidhen njëherë e përgjithmonë, për t’i hapur rrugë të ardhmes së Kosovës, që është Bashkimi Europian, anëtarësimi në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA-të”, ka shkruar Haziri në postimin e bërë në Facebook. 

https://www.facebook.com/hazirilutfi/posts/463118105181521
Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img