23.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Analizë/ A po shkon LSDM në “FERR” ! Rrugë të pakthyer

Shkup, 5 nëntor – Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë së Veriut, si partia në pushtet ishte edhe humbësja më e madhe e zgjedhjeve lokale që u mbajtën në tetor të këti viti, ku numri i komuanve që ajo drejtonte ishte përgjysmuar në krahasim me katë vite më parë, e që në këtë rezultat të dobët të këti subjekti ndikuan shumë faktorë, të cilët e bënë atë të padëshirueshëm tek elektoratik vendas.

LSDM është një nga partitë e para që u formua që në vigjilje të pluralizmit politik në Maqedoninë e Veriut, dhe për një periudhë më shumë se 3 dekadëshe ajo ka mbetur një faktor shumë i rëndësishëm në jëtën politike të vendit. Kjo parti gjatë kësaj periudhe ka udhëhequr disa herë me institucionet më të larta të vendit ku ajo ka drejtuar me postin e Kryeministrit, Presidentit të shtetit, e të gjithë këto e bëjë atë një subjekt mirë të etabluar në politikën e vendit tonë, shkruan Zhurnal.

Një krizë e fuqishme politike përfshiu vendin tonë në vitin 2015, kur lideri i LSDM-së Zoran Zaev filloi publikim e të ashtuquajturave “Bomba”, ku përmes tyre informohej opinioni publik për keqpordorimet e shumta që ishin kryer nga zyrtarë të lartë shtetëror, të cilat ishin shumë shokuese dhe që të njejtat shkaktuan reagime të shumta. Duke qenë lider i opozitës, ai premtoi se në rast se do të merrte besimin e qytetarëve, atëherë ai do të angazhohet fuqishëm që këto praktika të keqpordorimit të funksioneve shtetërore do të merrnin fund, pasi pushttarët do të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo të partive politike apo edhe interesave personale.

Në kohën po po publikoheshin “Bombat”, shteti po përballej jo vetëm me krizë politike, por edhe kriza ekonomike po ndikonte shumë negativisht në mirëqenjen e qytetarëve, korrupcioni ishte pandemik që ishte futur në çdo pore të sistetmit shtetëror, sistemi shëndetësor ishte në një situatë shumë te keqe, arsimi ishte politizuar, e që të gjithë këto ishin premtuar nga Zaevi se si të vinte në pushtet do t’ia kthente besimin qytetarëve ndaj institucioneve, shkruan Zhurnal.

Në zgjedhejt që u mbajtën në vitin 2016, ai edhe pse nuk doli si parti e parë, por që me ndihmën e partive të tjera arriti që ta formojë shumicën e re parlamentare dhe mori postin e kryeministrit të vendit, e kjo u prit me entuziazëm se më në fund do të kthehet shpresa për një jetë më të mirë në Maqedoninë e Veriut.

Ardhja në krye të ekzekutivit, duket se ndikoi negativisht tek Zoran Zaev, ku ai “harroi” premtimet që kishte bërë gjatë fushatës, apo deklaratat që kishte dhënë gjatë publikimit të bombave, e kjo nga qytetarët u përceptua se e gjithë “shfaqja” që ai ka bërë ka pasur vetëm një qëllim e ai ka qenë marrja e “pushtetit” dhe asgjë më tepër, shkruan Zhurnal.

Gjatë kohës që ai publikonte bomba, rregullisht deklaronte se shumica e të burgosurve në vendin tonë,e posaçësrisht shqiptarët janë të pafajshëm, pasi për të gjithë rastet për të cilat ata akuzohen dhe janë dënuar janë të montuara politikisht, e që sipas tij, këtë gjë e bënë vetëm një regjim kriminal, por që kjo pratik do të marrë fund së shpejti, dhe ata do ta fitojnë lirinë. Ndoshta rasti më i bujshëm për të cilin foli kryeministri i vendit kishte të bëntë me “Monstrën” ku gjatë kohës që ishte në opozitë ai deklaronte se ai disponon përgjime me të cilin do të zbardhet rasti, pasi personat të cilët janë të akuzuar, janë plotësisht të pafajshëm, dhe se i gjithë procesi është politikisht i motivuar.

E kjo ishte një shpresë si për familjet e viktimave por edhe për opinionin publik se ky rast do të zgjidhej, dhe në këtë mënyë praktikave të akuzave të fabrikuara do ti vinte fundi, por që fakeqësiht kjo nuk ndodhi, pasi Zaevi si kryeministër tani deklaronte se ai nuk përfshihet në pavarsinë e gjygjësorit, ndërsa si lider i opozitës akuzonte të njejtat për kriminalitet, e kjo bërë që edhe përkundër faktit se rasti u rigjykua, por që vendimi mbeti i njejtë si ai që kishte caktuar regjimi të cilin e sulmonte lideri i LDSM-së. E kjo është një nga shkaqet që ndikuan që ai dhe partia që përfaqëson të humbiste besimin tek oponioni publik, pasi ai diçka tjetër deklaronte si opozitar, ndërsa tani mbante qëndrim komplet të ndryshëm si kreu i ekzekutivit, pra për të njetin rast ai veproi me dy standarde, shkruan Zhurnal.

Nje skandal i përmasave ndërkombëtare shpërtheu në Maqedoninë e Veriut, ku u mësua se njerëz më të kaluar kriminale kishin arritur që të marrin pasaporta të vendit tonë dhe në këtë mënyrë ata i kishin shpëtuar ligjit apo edhe kërkimit nga shtete të ndryshme. Kjo ishte një skandal i atillë sa që në mënyrë direkte rrezikonte sigurinë kombëtare të Maqedonisë së Veriut, dhe në të njejtën kohë ajo ndikonte negativisht në imazhin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Kjo ishte një arsye tjetër e cila ndikoi që të rrënohet imazh i Zoran Zaevit dhe LSDM-së tek qytetarët e vendit, e mllefine tyre atë më së miri e shprehën në zgjedhjet lokale të tetorit, ku përmes tyre përçuan një mesazh të fuqishëm tek të gjithë përgjegjësit për këtë mega skandal.

Maqedonia e Veriut rregullisht ka vuajtur nga korrupcioni kronik i cili kishte shoqërur vendin tonë që nga pavarsimi i saj, e që kjo ishte bërë një pengese serioze në zhvillimin e përgjitshëm të saj, e kjo ishte një vërejtje e zakonshme në çdo raport të organiztave ndërkombëtare. LSDM premtoi se me ardhjen e saj në pushtet, korrupcioni do të luftohet pa kompromis, dhe që ajo do të jetë vetëm një kujtim që do ti përkas të kaluarës. Situata jo vetëm që nuk u përmirsua, por fatkeqësisht u përkeqësua, ku vendi ynë në raportin e fundit zë vendin e 111 si asnjëher më parë në hisotrinë e Maqedonisë së Veriut që nga pavarsimi i saj. Kjo është një faktor tjetër shumë i rëndësishëm që ndikoi që Zaev dhe partia e tij të përjetojnë një humbjë kaq të thellë në zgjedhjet lokale.

Sistemi shëndetësor në vendin tonë ka qenë në një situatë jashtëzakonisht të keqe, e kjo ishte potencuar edhe nga udhëheqësit më të lartë të LSDM-së, të cilët në 2015 kishin publikuar edhe bomba se si keqpëroreshin fondet për ndërimin e spitaleve, ku të njejtat bëheshin pa asnjë standard dhe që paraqisnin rrëzik për jetën e të punësuarve dhe pacientëve. Ata premtuan se me ardhejne tyre do ti kushtonin një rëndësi të madhe përmirsimit të kushteve në spitalet e vendit dhe trajtimit në mënyrëne duhur të personelit mjeksor por edhe të pacientëve. Që ata nuk kishin bërë asgjë në këtë drejtime tregoi edhe pandemi e Kovid-19, e cila për një kohë të gjatë e renditi vendin tonë me numrin më të madh të fataliteteve në kontinent dhe të 6 në botë. Kulmi i neglizhencës dhe keqpordorimeve në shëndetësi ishte teragjedia e Tetovës, ku 14 pacient me Kovid-19 u dogjën të gjallë, e sipas vet autoriteteve e gjithë ngjarja ndodhi brenda 3 apo 5 minutave, që të bënë të aludosh se ata janë ndërtuar pa asnjë masë mbrojtëse, por që hetmet përfundimtare ene nuk janë publikuar. Dorheqjet morale të Ministrit të Shëndetësisë dhe Zëvendësit të tij, nuk u pranuan nga Kryeminstri, e kjo ishte edhe një faktor tjetër që indinjoi pamasë opinion publik, e këtë revoltë e shprehen përmes votës së tyre, duke i bërë të ditur LSDM-së se keqmenaxhimi të çon në opozitë, shkruan Zhurnal.

Këto janë vetëm disa nga shumë skandalet dhe keqmenaxhimet që kanë shoqëruar LSDM-në në 5 vitete e ushtrimit të pushtetit nga ajo, e të gjithë këto ishin faktor që ndikuan që e njejta të përjetonte një humbje të madhe në zgjedhjet lokale, e në të njejtën kohë ia bënë asja të ditur, se pashmangshmërisht do të shkosh në opozitë.///Zhurnal.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img