6.8 C
Skopje
Friday, March 29, 2024

A mund të arrini ta fitoni numrin 30, me një kombinim të tre topave këtu?

Çdo matematikan me përvojë do t’ju thotë se duke shtuar tre numra tek nuk mund të arrini kurrë në një numër çift.

Dhe kjo enigmë është e mirë për të gjithë ata që duan ta “kundërshtojnë” një teori të tillë, përcjell Telegrafi.

Mos u përqendroni vetëm në numrat, imagjinoni që keni këta topa të bilardos para jush dhe përpiquni të gjeni një përgjigje.

Edhe një herë: Matematika është “e pamëshirshme”, duke shtuar tre numra tek nuk mund të marrësh një numër çift.

Kështu që ju mund ta “mashtroni” pak.

Zgjidhja:

Në dy fushat e para duhet të vendosni topa me numrat 11 dhe 13. Kjo do t’ju japë një total prej 24.

Një nga topat e ofruar mund të ketë një kuptim të dyfishtë, në varësi të mënyrës se si e ktheni atë. Nëse e ktheni numrin 9 me kokë poshtë, do të merrni numrin 6.

Pra përgjigja e saktë është: 11 + 13 + 6 = 30. 

Marketing
Related news