9.8 C
Skopje
Friday, December 9, 2022

A e dini se ekzistojnë pesë lloje të vagjinave? Një estetiste zbuloi atë që burrat nuk e dinë, një është më e bukura!

Nëse jeni si Charlotte nga seriali “Seksi dhe qyteti” dhe nuk jeni marrë kurrë me dukjen e vagjinës suaj, deklarata e kësaj ish-estetisteje me siguri do t’ju befasojë

Mel nga Britania e Madhe, e cila tashmë me vite merret me depilimin e zonës intime, thotë se ka pesë forma të ndryshme të vagjinave.

Është gjithashtu e befasuese që një numër i konsiderueshëm i grave nuk e rregullojnë fare zonën intime para se të shkojnë te një profesioniste, transmeton Telegrafi.

Vetëm kur hiqet “vegjetacioni”, krijohet përshtypja se si duken gratë “atje poshtë”, dhe sipas saj, organet seksuale femërore mund të ndahen në pesë grupe:

1. Forma e perdes

Mel thotë se kjo është forma më e bukur e vagjinës, ajo i krahasoi buzët e saj të rrudhosura me shtëpinë me perde të bukura.

2. Zonja Barbie

Edhe pse shumica mendojnë se në të gjitha gratë, buzët e vogla ose të brendshme tërhiqen plotësisht dhe nuk mund të shihen nga buzët e mëdha, kjo është në të vërtetë një gjë e rrallë. Dhe kjo është pikërisht forma që estetistja e quajti “Zonja Barbie”.

3. Patkoi

Në këto gra, vrima e organit gjenital në pjesën e sipërme duket më e gjerë, që do të thotë se buzët e vogla janë pak të ekspozuara dhe mund të shihen, ndërsa buzët e mëdha mbyllen në pjesën e poshtme, duke i ngjarë kështu një patkoi.

4. Zonja Tulipan

Vetë emri i thotë të gjitha, është një vagjinë që i ngjan kësaj luleje. Kjo është një formë tjetër e zakonshme e organit seksual femëror dhe karakterizohet nga buzë të vogla si tulipani që së shpejti do të lulëzojë.

5. Petulla

Në këtë rast, buzët janë të pozicionuara pak më poshtë, dhe “mjedisi” i tyre është pak i fryrë. Buzët e vogla praktikisht janë të futura në ato të mëdhatë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img