6.8 C
Skopje
Friday, February 3, 2023

Lëvizja Besa: Kryetari Kasami përjashton Deputetin Kastriot Rexhepin

Shkup, 12 nëntor – Kryetari I Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar opinionin se konform normave statutore partiake, ka përjashtuar nga partia Deputetin Kastriot Rexhepi. Një vendim I këtillë vjen pasi Deputeti Rexhepi, dje nuk u paraqit në Kuvend ku duhej të votohej për mocionin e mosbesimit të Qeverisë dhe në këtë mënyrë pamundësoi kuorumin prej 61 deputetëve.

“Duke marrë parasysh veprimet e fundit të deputetit të Lëvizjes BESA Kastriot Rexhepi i cili ditë më parë nuk u paraqit në kuvend, për të mbështetur mocionin e mosbesimit të qeverisë, me çka i njëjti veproi në kundërshtim me vendimin e partisë me ç’rast dëmtoi rëndë edhe prestigjin e partisë, Lëvizja BESA, respektivisht unë si Kryetar partie, konform normave statutore përkatësisht nenit 14 paragrafit 3 pika 3.3 të Statutit të Lëvizjes BESA, anëtarin e lartëpërmendur e përjashtoj nga të gjitha pozicionet partiake dhe të qenurit anëtar i Lëvizjes BESA.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë” – thuhet në postimin në Facebook të Kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Latest news
Related news