14.8 C
Skopje
Thursday, May 26, 2022

35 dhe 38 vjeç, dy viktima të reja nga Covid në spitalin në Shtip

Shkup, 8 nëntor – Dy burra nga Berova dhe Shtipi të moshës 35 dhe 38 vjeç ndërruan jetë në Kovid-qendrën e Shtipit, informoi zëdhënësja e Spitalit klinik-Shtip, Marina Shumanska në buletinin ditor shëndetësor. Pritet gjatë ditës kryesia të informojë se në çfarë gjendje ishin sjellë pacientët dhe cilat komplikime nga koronavirusi shkaktuan vdekjen tek dy pacientët të moshës 35 dhe 38 vjeç.

Kovid-qendra e Shtipit tashmë dhjetëra ditë vazhdimisht po mbushet me pacientë nga rajoni lindor. Në Repartin infektiv janë hospitalizuar 54 pacientë, prej të cilëve 48 janë në mbështetje oksigjeni, ndërsa në Repartin e lëkurës po mjekohen nëntë pacientë. Në Kovid-qendrën e Shtipit ka gjashtë shtretër të lirë spitalorë

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img