Shkup, 1 nëntor – Në 24 orët e fundit janë bërë 1549 testime për Covid ndërsa janë regjistruar 153 raste të reja pozitive, informon Zhurnal.
Sipas qyteteve, 108 raste janë vetëm nga Shkupi. Më pas në Kumanovë ka 12 raste të reja, në Prilep 9, në Kavadar 6, Manastir 5, Kriva Pallankë 4, Vinicë 2 ndërsa në Strumicë, Kërçovë, Negotinë, Shën Nikollë, Berovë, Dellçevë dhe Probishtip nga 1.
Ndërkohë kanë ndërruar jetë 13 pacientë të infektuar me Covid. bëhet fjalë për 2 persona nga Prilepi, dy nga Kavadari, dy nga Demir Hisari, dy nga Shkupi, si dhe nga një nga Kriva Pallanka, Kërçova, Manastiri, Gjevgjelia dhe Velesi.
Janë regjistruar 309 pacientë të shëruar.
Deri tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 202705 persona, prej tyre 188849 janë shëruar, 7145 kanë vdekur ndërsa rastet aktive janë 6711.//Zhurnal.mk