15.8 C
Skopje
Wednesday, October 5, 2022

10 futbollistë shqiptarë në kombëtaren e Zvicrës, shumë prej tyre nga Maqedonia

Helsinki, 8 Tetor – Në përballjen në mes Finlandës dhe Zvicrës të cilët u përballen në kuadër të sfidave eliminatore për Botërorin U17, në lojë ishin edhe 12 futbollist shqiptarë, shumë prej të cilëve me prejardhje nga Maqedonia e Veriut!

Pjesë e ndeshjes ishin plot 12 talente shqiptare, 10 për helvetët dhe 2 për nordikët. Titullarë për Zvicrën ishin: Gecaj, Asllani, Arifi, Xhemaili, Salihi, Bajrami dhe Demiri, ndërsa nga stoli u aktivizua Krasniqi, teksa Frokaj e Zukaj, nuk patën minuta në këtë sfidë.

Në krahun tjetër, për Finlandën luajtën Dren Ternava dhe Lika që hyri si zëvendësues. I vetmi protagonist në këtë ndeshje ishte Demiri që shënoi dhe golin e barazimit 1-1 duke i dhënë një pikë Zvicrës.

Një situatë e cila tregon dhe një herë sasinë e madhe të talenteve shqiptare në Europë, me shumicën prej tyre që lindin e bëhen pjesë të kombëtareve të huaja e disa prej tyre harrohen dhe nga FSHF-ja e ekipet zinxhirë të Shqipërisë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img